Vincenzo Montella është trajner i ri i Sampdorias, ka bërë të ditur klubi nga Serie A, nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit. Ish strategu i Fiorentinës e zëvendëson në detyrë Walter Zengan, i shkarkuar nga posti.
“Presidenti Massimo Ferrero dhe klubi i Sampdorias janë të lumtur të ju njoftojnë se Vincenzo Montella është zyrtarisht trajner i ri i ekipit të parë. Montella ka nënshkruar kontratë që do ta lidhë me klubin deri më 30 qershor të vitit 2018”, thuhej në komunikatën e publikuar nga Sampdoria.
Montella do të prezantohet para mediave gjatë një konference të hënën, me fillim nga ora 11:00.