• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Montazhierët diletantë të PD

by Artur Ajazi
11/09/2020 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe pse nuk kanë kaluar shumë kohë nga bllofi me CD e Babales, duket se në SHQUP nuk mungojnë të montojnë të tjera “scoope” dhe xhevahire, duke angazhuar në histori gazmore së fundi edhe Gridën. Madje thuhet se nga “suksesi i CD-ve të reja, varet fati  i Gridës për listën e re”. Por rëndësi më të madhe në gjithë historinë e gjetjes së “hallexhinjve” që rrëfehen para shqupistëve pa mandat, e kanë emrat dhe figurat e panjohura, gjetja e atyre që nuk njihen shumë në lagjet dhe zonat e banuara. Dhe “peshkimin” e tyre duhet ta bëjnë ata që kanë mprehur “dhëmbët dhe këmbët” për tu futur në listë, dhe për tu bërë deputet me çdo kusht. Gjetja e “hallexhinjve” në periferi, apo dhe puna edukativo-politike me ata para se të filmohen me zë dhe figurë, tregon sa mjeranë janë ata që kurdisin këto marifete.

Duke shfrytëzuar hallet, problemet dhe mjerimin e ndonjë familje apo individi, Enkeledi, Grida, Ervini, apo dhe Gazmendi, nuk pyesin shumë për bllofin apo diskreditimin që u vjen më pas, mjafton të dalë zonja apo zotëria me zë dhe figurë  dhe të tregojë “sa ka vuajtur dhe po vuan nën qeverisjen e Ramës”. Edhe në 1992 apo 1996, nuk bëheshin të tilla gjëra para fushatave, edhe pse asokohe ishin më të paditur se kurrë ata që kishin ëndërr mandatin e deputetit. Në SHQUP, dihet se montazhierët e CD, janë klonime të atyre që kanë punuar dikur në televizionet e Doktorit, por gjithsesi mbeten mjaft diletantë. Pa pikën e turpit, trokasin në dyert e tjetrit, i prezantohen si “politikanë të ndershëm”, e marrin me të mirë, i japin ndonjë “dhuratë”, dhe pastaj i kërkojnë hapur fare “jep një intervistë për ne, kritiko dhe fyej qeverinë, kryeministrin, thuaj se “kemi 7 vjet pa bukë, pa shtëpi, pa punë”, sepse nesër kur të vijmë ne në pushtet do të ndihmojmë me çfarë të duash”. Dhe këtë gjë, mandatdjegurit e Partisë Demokratike, kanë nisur ta bëjnë javët e fundit në periferitë  e çdo qyteti, nuk po lënë çadër dhe banesë të plasaritur  pa trokitur, nuk po lënë njeri pa joshur me “dhurata” dhe premtime rruge, duke i mashtruar ata me lista emërore, për çdo njeri që ndihmon sot opozitën të vijë në pushtet.

Një parti rrëmujë, një forcë politike pa kurrfarë programi, pa kurrfarë ideje për ç’do të bëjë me “krizën e tërmetit dhe pandemisë”, por thjesht afron, filmon dhe shfaq në ekrane dhe rrjete sociale, CD të montuara  si  diletantë. Ti besosh mandatdjegurve të SHQUP-it  tek  të  servirin “parajsën” kur ata të marrin pushtetin, ti besosh edhe njëherë votën atyre që braktisën Parlamentin dhe bashkitë,  dhe nuk lanë  institucion pa lyer me molotov,  është lajthitje. Por ky popull, po e sheh me sy dhe dëgjon me veshë, ç’ka po ndodh me partinë e atyre që mburren se “ne  sollëm demokracinë”, me partinë e milionerëve dhe mëkatarëve të pandëshkuar, ç’ka po ndodh me partinë e dhjetoristëve të ’90, e cila është katandisur në pronë private të Doktorit, Lulzimit dhe oligarkisë së tyre.

Baza e Partisë Demokratike sot, janë montazhierët e CD-ve, rojtarët e babaleve, dhe bërrylësit e listave të Lulzim Bashës. Fati dhe e ardhmja e asaj partie është paracaktuar tashmë. Do të qëndrojë gjatë në opozitë, dhe do të merret gjatë me CD të reja. Madje pas zgjedhjeve të 2021, të tilla gjëra, ata do ti bëjnë edhe njëri-tjetrit, mjafton të shtyjnë me humor vitet e mbetura në politikë.

Next Post
SHBA-ja, Kosova dhe Serbia nominohen për çmimin “Nobel për Paqen”

SHBA-ja, Kosova dhe Serbia nominohen për çmimin “Nobel për Paqen"

Comments 1

  1. Eri says:
    6 years ago

    Montazhieret e Shijak/Tv

    Reply

Leave a Reply to Eri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

March 16, 2026
“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In