• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monopatinat rrezik për aksidente, Policia Rrugore propozon heqjen e tyre nga qarkullimi

by A R
25/08/2022 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të përdorura masivisht, kryesisht nga të rinjtë, kjo për të shmangur trafikun e Tiranës, por edhe për të kursyer karburant, monopatinat janë të kthyer në një rrezik për qytetarët dhe automjetet.

Shqetësimi është ngritur nga vetë policia rrugore, e cila shprehet se përdorimi masiv i mjeteve elektrike, ku modelet e reja ecin me shpejtësi mbi 50 km/orë  janë kthyer në burim serioz aksidentesh.

Kemi hasur shpesh herë që ata nuk respektojnë sinjalizimin vertikal, apo horizontal. Nuk respektojnë semaforin. Futen vend e pa vend duke u bërë realisht një rrezik permanent për përdoruesit e rrugës. Për ne ata janë një burim ngjarjesh rrugore, një rrezikshmëri e lartë e shtuar për kryeqytetin dhe jo vetëm.

Kodi Rrugor nuk e parashikon ndëshkimin e shkeljeve që vijnë nga këto mjete, e për pasojë për policinë rrugore nuk ka bazë ligjore për të vendosur sanksione administrative apo penale.

Nga ana jonë akoma nuk është klasifikuar se në çfarë kategorie do të futen këto mjete. A do të klasifikohen mjete çikliste apo mjete motorike? Kjo na penalizon edhe në mjetën e sanksionimit të kësaj kategorie.

Zgjidhja e propozuar nga blutë është që këto mjete të largohen nga qarkullimi, ashtu siç ka vepruar edhe Britania e Madhe, shembull i cili pritet të ndiqet edhe nga shtete të tjera.

Duhet të operohet siç është operuar në Britaninë e Madhe, apo siç po studiohet edhe në Itali për eliminimin e përdorimit në rrugë të këtyre mjeteve. Ata nuk kanë dalë si qëllim për tu përdorur në rrugë, por që të përdoren në ambiente të mbyllura dhe private, siç mund të jenë hipermarketet, supermarketet, apo ndërmarrjet të cilat operojnë në një distancë jo të shkurtër brenda ambienteve të tyre.

Deri më tani, policia rrugore shprehet se është shënuar vetëm një aksident me monopatinat, ku rastet e tjera kanë qenë vetëm me dëme materiale, por përhapja e tyre masive e rrit rrezikun për ngjarje të tjera.

/a.r

Next Post
seks

‘Jam e pangopur’!/ 18 vjeçarja publikon listën me 156 burra me të cilët ka bërë seks dhe u përgjigjet kritikëve që e quajnë ‘femër e pistë’

Comments 1

  1. Lui says:
    4 years ago

    E thjeshtë fare. Mjetet që kalojnë mbi 25km/h të kategorizohen në mjete transporti të cilat duhet minimalisht të kenë kaluar testin teorik të kodit rrugor. Dmth të ketë një lloj leje drejtimi për këto mjete. Nga këtu mund edhe të nisë një taksim mbi fuqinë e motorit që kanë. Njëlloj siç kategorizohen dhe makinat elektrike, dmth në bazë të fuqisë paguajnë dhe taksën. Për monopatinat elektrike deri në 25km/h të trajtohen si biçikleta, dhe të udhëtojnë në korsinë e biçikletave.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

September 18, 2026
Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com