• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monitorimi/ Nga më aktivët tek ata që nuk iu dëgjua zëri asnjëherë në seancat plenare të Kuvendit

by Java News
27/08/2019 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë sesionit janar-korrik 2019 pati deputetë që nuk morën pjesë në asnjë nga votimet e akteve ligjore në seancat plenare, si dhe që nuk morën pjesë në asnjë mbledhje komisioni. Gjithashtu kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë dhe për pasojë nuk votoi shumicën absolute të akteve ligjore të iniciuara nga qeveria në Parlament, si dhe nuk iu përgjigj një kërkese për interpelancë.

“Funksioni kryesor i Parlamentit janë kontrolli i ekzekutivit dhe ligjvënia. Nëse analizojmë të dyja funksionet gjatë këtij viti rezulton se Parlamenti ka bërë hapa pas. Për shkak të situatës politike, Parlamenti nuk ka arritur realisht të kontrollojë ekzekutivin, sidomos në elemente që kanë të bëjnë me ccështje të ndjeshme publike dhe që kanë të bëjnë me pritshmërinë e madhe të qytetarëve ndaj Parlamentit. Së dyti, numri i akteve që ka nxjerrë Parlamenti është shumë i vogël në raport me sesionet e kaluara”, thotë për Top Channel Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit i Studimeve Politike.

Raporti evidenton 23 deputetë përfituesve të bonusit të strehimit paguar nga shteti. Mes tyre jane Nard Ndoka ish-ministër Shëndetësie dhe Senida Mesa ish-zëvëndës kryeministre.

Deputeti më efektiv në sesionet e shkuara parlamentare është kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla me 74 pikë pasuar nga Vasilika Hysi dhe demokrati Mylim Murrizi. Ndërsa nga deputetët e opizitës së re më aktivi është Ralf Gjoni I LSI. Aktiviteti i dy deputetëve Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari gjatë sesionit të fundit parlamentar vjen në kontrast të thellë me aktivitetin e tyre të mëparshëm parlamentar.

“Të gjithë prisnim që Parlamenti i ri të kishte cilësi më të madhe për shkak të kritikeve që ne kemi pasur për legjislaturën e kaluar. Mungesa e opozitës dhe zëvendësimi me deputetët e rinj nuk solli rritje të cilësisë, përkundrazi pati hapa pas në aspektin cilësor. Numri i deputetëve që nuk janë të angazhuar ose janë të angazhuar formalisht nuk arrijnë të prodhojnë politikë, është jashtëzakonisht i madh dhe ndoshta më i madhi në raport me të gjithë Parlamentet e 10 viteve të fundit në Shqipëri.

Në listën e 10 deputetëve më pak aktivë në parlament, për pasojë, edhe me treguesit më minimalë të efikasitetit bëjnë pjesë së paku pesë biznesmenë të njohur, si dhe së paku katër prurje politike që nuk kanë lidhje organike me partitë e tyre politike dhe as me jetën parlamentare.

Krahas listës së deputetëve më aktivë në debatet parlamentare, merr vlerë edhe lista e deputetëve më pak aktivë, dhe konkretisht, lista e deputetëve që nuk kanë mbajtur asnjë fjalim në 24 seancat plenare ku kanë marrë pjesë plotësisht apo pjesërisht. Deputetët “të heshtur janë” Tom Doshi e Lefter Koka, Ylli Shehu e Anduel Xhindi, e Andrea Marto, si dhe “prurjet” e reja të PS më 2017, deputetët Rrahman Rraja e Ilir Ndraxhi dhe Gjetan Gjetani. (tch)/ l.m

Next Post
Rama: Do të largojmë çdo drejtor të paaftë në Shkodër, do t’i zëvendësojmë me gra

Rama: Do të largojmë çdo drejtor të paaftë në Shkodër, do t'i zëvendësojmë me gra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

June 7, 2026
Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In