• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Monitorimi, 12 burgje në Shqipëri me kamera 24 orë

by A R
10/03/2019 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë ka një strategji të qartë të rritjes së sigurisë në burgje. Një nga faktorët që rrit këtë siguri është dhe monitorimi përmes kamerave 24-orë të institucioneve të vuajtjes së dënimeve penale.

Salla e re e Monitorimit me Kamera  në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve e cilësuar dhe si Salla e Komandim Kontrollit për sistemin e Burgjeve aktualisht ka disa prioritete.

Fillimisht, monitorimin 24 orë të aktivitetit të IEVP-ve që do të lidhen për t’u parë direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Dy, monitorimin e Grupeve të Forcave Operacionale gjatë kontrolleve dhe veprimeve për gjetjen dhe zbulimin e sendeve të ndaluara në IEVP, si dhe realizimin e detyrave të ngarkuara për forcimin e sigurisë. Së treti, realizon sigurimin e pamjeve direkte të problemeve dhe revoltave që mund të organizohen nga të dënuarit. Analizon nëpërmjet pamjeve filmike të problemeve dhe evidentimin e sendeve të ndaluara pa shkuar në IEVP.

Aktualisht në sallën e re të monitorimit me kamera janë të lidhura dhe shikohen direkt IEVP-të Jordan Misja, Mine Peza, IEVP Shkodër dhe Fushë-Kruje. Është parashikuar qe deri ne muajin qershor do të jenë të lidhura 12 IEVP dhe monitorimi për të gjitha IEVP të ketë përfunduar deri në fund të vitit 2019. Për momentin është parashikuar një staf prej 16 personash që do të jenë të angazhuar për monitorimin e kamerave dhe në varësi të ngarkesës, si dhe me shtimin e IEVP-ve të tjera do të bëhet edhe shtimi stafit që do të bëjnë monitorimin.

Edis Ibrahimi, këshilltar për burgjet i Ministres së Drejtësisë, ka sqaruar se “Salla e monitorimit të burgjeve është pjesë e reformës së sigurisë në burgje dhe sot janë 5 institucione, që shihen LIVE për gjatë 24 orëve dhe stafi i ngritur atje është i trajnuar dhe brenda vitit do kemi mundësi që të lidhen 24 institucionet me këtë sallë operative”, tha Edis Ibrahimi gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

“Ne edhe me ndryshimin që pësoi ligji për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ka nisur puna dhe po përshtaten ambientet e burgjeve, sipas rregullave të përcaktuara nga BE për burgjet, ku nga njëra anë ofrohet siguria dhe nga krahu tjetër respektimi  të drejtave të njeriut”, tha Ibrahimi.

“Masterplani që po hartohet është pjesë e sistemit Britanik. Janë dy projekte pilot, ku do instalohen së shpejti pajisje për bllokimin e përdorimit të pajisjeve telefonike celulare, pra do bllokohet përdorimi telefonave celularë që mund të futen në rrugë të paligjshme. Burgu 313 dhe burgu 302, pra burgjet e sigurisë së larë”, vijoi Ibrahimi.

/a.rada

Next Post
Lulzim, fati yt që s’të kanë kërkuar atë që s’do e pranonin për popujt e tyre!

Parrullat e Bashës në Kryesi: Lart frymën antiqeveritare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In