• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monika Kryemadhi 8 apartamente, vilë, 5 dyqane dhe garazhe, mister vlera e pasurive, shiti edhe 10 shtëpi për 900 mijë euro

by Java News
24/12/2021 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 8 tetor të 2021, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga fillimi pasuritë në emrin e saj. Dokumenti i pasurisë i firmosur nga Monika Kryemadhi është i paprecedentë, pasi nuk deklaron vlerën e asnjë prej pasurive të paluajtshme. Bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta deklaron në emrin e saj sot 14 pasuri të paluajtshme, konkretisht 8 apartamente, tre njësi tregtare, dy garazhe si dhe vilën e famshme në Gjirin e Lalzit, që të gjitha me vlerë të padeklaruar. Katër apartamente dhe njësitë tregtare janë pjesë e pallatit të Monika Kryemadhit në Laprakë.

Më parë, nga viti 2014 deri në vitin 2018, Monika Kryemadhi ka shitur edhe 10 apartamente me vlerë rreth 900 mijë euro. 9 apartamente të shitura janë pjesë e pallatit në Laprakë, ndërsa një apartament, i shitur 354 mijë euro në vitin 2016, është blerë për 400 mijë euro në vitin 2010 në Tiranë. Pra, edhe pse kanë kaluar 4 vite, apartamentin 200 m2, e kanë shitur 46 mijë euro më pak nga sa e kanë blenë.

Apartamenti i shitur me vlerë 354 mijë euro ka një histori të dyshimtë. Në vitin 2003, Meta dhe Kryemadhi blejnë një vilë në Golem për 60 USD. Për të blerë vilën në Golem kanë marrë një kredi në bankën Italo-Shqiptare në shumën 60 mijë USD. Tre vjet më vonë, pra në vitin 2006, Meta dhe Kryemadhi e shesin vilën në Golem për 300 mijë euro nga 60 mijë USD që e kishin vlerë. Me këtë lëvizje, Meta dhe Kryemadhi shlyejnë kredinë 60 USD, marrin një kredi tjetër 200 mijë euro, shtojnë edhe 200 mijë euro të tjera që siguruan nga shitja e vilës, dhe blejnë apartamentin 400 mijë euro tek Rruga e Barrikadave në Tiranë.

Edhe më e dyshimtë është historia e vilës në Gjirin e Lalzit. Në vitin 2008, Monika Kryemadhi blen 700 m2 tokë në Laprakë për 5 milionë lekë. 500 m2 tokë, Monika Kryemadhi, pretendon se ia ka falur vëllai dhe kështu u bë pronare e 1200 m2 tokë. Në vitin 2008, Kryemadhi lidhi një kontratë me kompaninë ‘Agikons’, për të ndërtuar një pallat, duke përfituar 35 % të sipërfaqes. Disa dyqane me sipërfaqe dhe vlerë të papërcaktuar Monika Kryemadhi i ka shkëmbyer me vilën në Gjirin e Lalzit, vlera të cilës vijon të mbetet mister.

Pasuria e deklaruar e Monika Kryemadhit 
Vilë në Gjirin e Lalzit (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2.
Apartament banimi 66 m2 në Durrës (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 99 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 75 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 69 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 103 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 94 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 93 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 107 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 63 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 172 m2 (nuk deklarohet vlera)
Garazh 318 m2 (nuk deklarohet vlera)
Garazh 17 m2 (nuk deklarohet vlera)
Llogari bankare, 19 752 euro, 140 000 paund, 75 710 lekë, 3 mijë paund
Fëmijët llogari bankare; 11 516 euro, 1 937 euro, 2 395 648 lekë, 3 mijë paund, 351 916 lekë, 50 473 lekë, 3 mijë paund, 976 734 lekë, 2 345 euro, 141 692 lekë.
Ilir Meta llogari bankare; 1 060 057 lekë, 976 734 lekë.
Ilir Meta paga si President: 2 056 000 lekë, dieta 1 200 euro.

Mister paratë e shitjes së apartamenteve 
Apartament me vlerë 400 mijë euro, 200 m2, blerë në 2010, shitur 354 mijë euro në 2016
Shitur apartament 57 mijë euro (2014)
Shitur apartament 65 mijë euro (2014)
Shitur apartament 104 m2, 60 mijë euro (2016)
Shitur apartament 166 m2, 85 mijë euro (2016)
Shitur apartament 108 m2, 57 mijë euro (2016)
Shitur apartament 101 m2, 55 mijë euro (2017)
Shitur apartament 166 m2, 58 mijë euro (2017)
Shitur apartament 133 m2, 64 mijë euro (2018)
Shitur apartament 76 m2, 42 mijë euro (2018)/shqiptarja.com/m.j

Next Post
Plas gallata në rrjetin social/ Zbulohet lista me “dashnoret e padeklaruara”

Plas gallata në rrjetin social/ Zbulohet lista me “dashnoret e padeklaruara”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

September 25, 2026
Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

September 25, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Analistja: Nxjerrja e pjesës nga dosja “Agasi”, e gabuar! Çështja është romantizuar, Hyseni u shpall e fajshme në opinionin publik

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com