• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mongolët do të pushtonin të gjithë Evropën, por… i ndaloi moti i keq!

by Java News
05/06/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 1242, papritur, hordhitë mongole vendosën që të ktheheshin sërish në tokat e tyre dhe të braktisnin misionin e nisur, pushtimin e Hungarisë, e më pas të territoreve të tjera të Europës, duke çliruar kontinentin e vjetër nga një makth i madh. Një nga ushtritë pushtuese më të tmerrshme të të gjitha kohërave, nuk ia doli të triumfonte, në Europë.34A402D100000578-3610675-image-m-35_1464275615485

Koha e keqe ogurzezë mund të ketë ndihmuar në përballimin dhe më pas tërheqjen e ushtrive mongole të pandalshme, të cilat kishin për qëllim pushtimin e Europës dhe kishin arritur që të përparonin deri në qendër të saj.

Në vitin 1242, hordhitë mongole vendosën që të ktheheshin sërish në tokat e tyre dhe të braktisnin misionin e nisur, pushtimin e Hungarisë, e më pas të territoreve të tjera.

I këtij mendimi është historiani italian Nicola Di Cosmo, i cili jep mësim në Institutin për Studime të Avancuara të Princeton-it. Tezën e tij ai e botoi në një artikull i cili u publikua në “PNAS”.

Prova të kryqëzuara

Së bashku me klimatologun Ulf Buntgen, të “Swiss Federal Research Institute” të Birmensdorf-it në kantonin e Cyrihut, Di Cosmo rindërtoi historinë meteorologjike nga periudha e përparimit në Europë të luftëtarëve të Khan-it, duke u bazuar në dokumente historike me dëshmitë klimatike, të cilat janë nxjerrë nga kampionet e bimëve të dushkut dhe të pishave siberiane, shkruan shqip.

Një sërë motivesh

Për disa historianë, ndalimi i papritur i mongolëve gjatë avancimit në Europën Qendrore erdhi për shkak të arsyeve politike. Një nga ato është vdekja e Ögödei-t, birit të tretë të Gengis Khan-it. Por të tjerë mendojnë, për shkak të rezistencës së fortë të kështjellave të fortifikuara të Hungarisë dhe të Kroacisë. Por një tjetër faktor mund ta ketë shpëtuar Europën nga bastisjet e tyre të egra dhe sundimi i mongolëve.

Të fortë dhe me barkun plot

Kuajt e luftëtarëve nomadë ushqeheshin me barin e ultësirave euroaziatike. Në nisje të vitit 1200, temperaturat veçanërisht të ngritura në ato territore kishin ndikuar për të gjelbëruar luginat, duke garantuar rezerva ushqimore të mëdha të kalorësisë dhe që mbështeste suksesin ushtarak të trupave.34A33B6700000578-3610675-image-a-1_1464267862145

Pa ushqim

Më pas, në vitin 1241, mongolët arritën ultësirat në kufijtë perëndimore të Hungarisë. Të udhëhequr nga nipi i Gengis Khan-it, Batu-ja, ata thyen ushtritë polake dhe hungareze. Por nuk i kishin bërë llogaritë me lehtësinë e përmbytjes së atyre territoreve. Dimri i ashpër i vitit 1242, i konfirmuar nga “kujtesa klimatike” e pemëve hungareze, solli përmbytje masive të atyre ultësirave, duke i transformuar në moçale gjigante dhe duke iu hequr kuajve burimin fillestar të ushqimit. Dokumentet historike e konfirmojnë këtë hipotezë të hedhur, duke treguar për shembull që hordhitë hoqën dorë nga sulmi ndaj një kështjelle hungareze sepse ishin të rrethuar nga kënetat.

Larg që këtu

Kështu, luftëtarët u tërhoqën duke kaluar nëpër rrugë më të thata, duke përshkuar Bullgarinë dhe duke shkatërruar gjithçka që u dilte përpara. Sipas studiuesve të tjerë, edhe pse duhet treguar kujdes në lidhje me këtë hipotezë, faktet e paraqitura nga dy kërkuesit, të bëjnë që ai të merret në konsideratë. Ndoshta mund të mos jetë e vetmja, por gjithsesi ngelet mjaft bindëse.

Detaj

Për disa historianë, ndalimi i papritur i mongolëve gjatë avancimit në Europën Qendrore erdhi për shkak të arsyeve politike. Një nga ato është vdekja e Ögödei-t, birit të tretë të Gengis Khan-it. Në nisje të vitit 1200, temperaturat veçanërisht të ngritura në ultësirat euroaziatike, kishin ndikuar për të gjelbëruar luginat, duke krijuar rezerva ushqimore të mëdha

Next Post

Rama viziton kombëtaren para nisjes për në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In