• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Monedha Euro rrezikon të zhduket pas pak vitesh nëse Franca dhe Gjermania nuk nisin reformat”

by Java News
11/01/2017 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euroja mund të mos ekzistojë pas 10 vitesh, nëse Parisi dhe Berlini dështojnë të forcojnë monedhën e përbashkët të unionit. Ky është paralajmërimi i kandidatit presidencial francez, Emmanuel Macron, duke shtuar se sistemi aktual sjell më shumë përfitime për Gjermaninë, në dëm të vendeve anëtare më të dobëta.

Macron ka shërbyer si ministër i Ekonomisë nën drejtimin e presidentit socialist François Hollande, deri kur dha dorëheqjen muajt e fundit të 2016-s për të krijuar një lëvizje politike të tijën, e më pas të garonte si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen këtë vit.

“E vërteta është se ne duhet ta pranojmë bashkërisht se Euro është e paplotë dhe nuk mund të zgjasë më tej pa reforma madhore”, tha Macron, teksa mbante fjalim në Universitetin “Humboldt” në Berlin.

Duke folur në anglisht, ai shtoi: Euro nuk i ka ofruar Europës sovranitet të plotë ndërkombëtar kundrejt dollarit me rregullat e saj. Nuk i ka ofruar Europës një konvergjencë natyrore mes vendeve të ndryshme anëtare.

Franca duhet të implementojë reformat për tregun e punës dhe të ristrukturojë sistemin arsimor të saj për të rikthyer rritjen ekonomike, ndërkohë që Gjermania duhet të pranojë se, fokusimi te investimet në vend të masave shtrënguese do të forconte rritjet ekonomike anembanë Eurozonës, deklaroi më tej politikani i qendrës, raporton tch.

“Mosfunksionimi i Euros është në avantazhin e Gjermanisë, këtë më duhet të them”, u shpreh Macron, duke shtuar se mungesa e besimit mes Francës dhe Gjermanisë po bllokonte reforma të rëndësishme që do të mund të rrisnin solidaritetin mes 19 vendeve anëtare të Eurozonës.

“Euro, aktualisht është si një Markë gjermane e dobët – tha Macron. – ‘Status quo’-ja aktuale është sinonim me shpërbërjen e Euros në një hark kohor prej 10 vitesh”.

Ai propozoi krijimin e një buxheti të Eurozonës për të financuar investimet e orientuara nga rritja ekonomike dhe për të zgjeruar ndihmat financiare ndaj vendeve anëtare në vështirësi.

Gjithsesi, ky do të ishte si një mallkim për Kancelaren gjermane, Angela Merkel, si dhe ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schauble, me konservatorët që përballen me zgjedhjet federale këtë vit dhe që deri më tani kanë pasur rezistencë për ndihmat e shpëtimit ndaj Greqisë, nga individë që thonë se të tilla pagesa e kthejnë Eurozonën në një “union transfertash”.

Macron, një avokat në Francë i integrimit më të thellë europian, ka ndërmarrë hapin e pazakontë të inkurajimit të mbështetësve të tij për të brohoritur Bashkimin Europian në mitingjet politike, ndryshe nga politikanët e tjerë që zakonisht mbledhin turmat “kundër Brukselit”.

39-vjeçari Macron është forcuar ndjeshëm në sondazhet e fundit, që e tregojnë atë si “alternativa e tretë” në zgjedhjet presidenciale dhe që për pak mund të sigurojë edhe pjesëmarrjen në balotazhin e muajit maj. Sondazhi i javës së kaluar tregoi se konservatori François Fillon udhëheq në garën presidenciale, ndërsa Macron dhe Marine Le Pen pritet ta sfidojnë atë./a.k

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Basha: Votimi elektronik, kusht i patejkalueshëm (dhe një shkelje syri LSI-së për listat e hapura)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In