Radamel Falcao është kthyer këtë edicion te skuadra e Monacos, e cila ka fajësuar Manchester United-in dhe Chelsea-n për rënien në formë të sulmuesit kolumbian.
Falcao ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në botë deri në momentin që u transferua në Angli, shkruan Daily Mail. Ai në edicionin 2014-15 iu bashkua Manchesterit në formë huazimi për një vit, kurse në edicionin 2015-16 të njëjtën gjë e bëri te Chelsea.
Por, në dy edicionet e fundit të kaluara në Premier League, Falcao shënoi vetëm pesë gola. Sulmuesi 30-vjeçar, te dy skuadrat angleze regjistroi 36 paraqitje në total dhe kryesisht ishte rezervist, përcjell Koha Ditore.
Nënkryetari i Monacos, Vadim Vasilyev, ka insistuar se si Manchester Unitedi ashtu edhe Chelsea nuk e përkrahën për asnjë moment Falcaon dhe kjo ka bërë që kolumbiani të bjerë nga forma…(b.an)