Një 14-vjeçare që mbante në duar një palë gërshërë, e ka sulmuar brutalisht një vajzë tjetër një vit më të vjetër, duke ia shqyer njërin gji.
Ngjarja që ka ndodhur në mes të ditës në Queensland të Australisë, ka filluar si një mosmarrëveshje për një çantë të vjedhur në park, raporton Daily Mail.

“Unë të qëlloj në kokë, e di ti këtë”, dëgjohet duke kërcënuar vajza, e cila mbante gërshërët në dorë, transmeton Telegrafi.
Policia e ka lokalizuar këtë rast dhe i ka marrë në pyetje të dy vajzat, por nuk ka bërë të ditur masat që ka ndërmarrë.
Më vonë, vajza që u shqye me gërshërë në gji, e ka postuar një fotografi ku e tregon plagën prej pesë centimetrash.









