• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Momenti kur i shoqi u vari dinamitin në qafë asaj dhe të bijës, nata më e errët e një nëne

by Java News
25/11/2021 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ishte një nga ditët e tjera të shumta të atyre viteve që ai vinte në shtëpi i dehur, me këmbët që mezi e mbanin por gjithmonë me një ‘kthjelltësi’ për atë që donte të bënte, të na rrihte me çfarë i gjendej rrotull.

Me sytë gjysmë të mbushur me lot, sëbashku me mamin që rrinte heshtur ngjitur meje, po prisnim gjithë ankth momentin kur do të hapte derën. E dinim çfarë na priste.

Erdhi duke na bërtitur se përse nuk e kishim lënë televizorin te lajmet. Një gjë absurde sa për të zënë shkak. Pas pesë minutash ku debatoi me mamin, e gjeta veten tek na tërhoqi të dyjave zvarrë drejt oborrit, aty ku kemi një pemë molle. Na lidhi pas saj dhe në qafë na vendosi dinamit,lëndë plasëse.

‘Mos të ua dëgjoj zërin asnjërës ose përndryshe u hodha në erë të dyjave.U bëtë ju të mos shihni lajme e të më ktheni fjalën,’ “-ethshëm në këto fjalë e nis rrëfimin Enisa.S, tashmë vetë nënë e dy fëmijëve, tek tregon dhunën që ka përjetuar për vite me rradhë nga i ati.

“Ajo natë ka qenë tmerri im më i madh.Për shumë kohë imazhi i saj më ka përndjekur dhe në ëndërr. Na kishte rrahur,goditur,shtyrë por tek dinamiti nuk kisha menduar kurrë që do shkonte. Ai njeri kishte dalë tërësisht jashtë kontrollit,” vijon më tej Enisa duke treguar përshkallëzimin e situatës të shkaktuar nga babai të cilit ajo i referohej gjithmonë me “ai.”

“Isha e vogël, diku 8 vjeç kur në fillim e shihja të rrihte mamin. Mbyllja veshët dhe qaja.Sa ishte gjyshja, shpesh e mbronte ajo por pastaj gjyshja ndërroi jetë dhe nuk kishte më njeri që ta mbronte nga ai.

E dëgjoja mamin që qante heshturazi që mos e dëgjonin komshinjtë sepse shtëpitë i kishim ngjitur. Ai e përplaste pas murit dhe i shkulte flokët.

Veç zoti e di sa lutesha që të ia merrte jetën atij njeriu. Mami punonte gjithë ditën,kishim shumë bagëti atëherë sepse jetonim në fshat. Rropatej gjithë ditën sa tek fushat e misrit e sa tek punët e shtëpisë. Vetë i bënte të gjitha. Më dhimbte shpirti për të.”-shton ajo duke kujtuar fëmijërinë e saj të trishtë.

Enisa rrëfen se nëse në fillim i ati nuk ushtronte dhunë ndaj saj, me kalimin e viteve teksa ajo rritej dhe përpiqej t’i dilte gjithmonë e më shumë në mbrojtje mamasë,ai nuk u kursye më.

“Isha nxënësja më ekselente e gjimnazit. Mësoja gjithë natën, herë duke qarë e herë jo, vetëm që të bëhesha dikush.Të krenoja mamin e të largoheshim nga ai qytet.

Por askush nuk e dinte se me çfarë përballesha unë në shtëpi. Nuk ua tregoja as shoqeve sepse kisha frikë mos ai e merrte vesh nga të tjerët dhe na rrihte më keq, kisha frikë se do më gjykonin. Hesht më thonin komshinjtë, mos trego, se të gjithë burrat ashtu janë,”-vijon më tej Enisa duke lënë të kuptojmë që jo pak herë grave në Shqipëri ua mbyllin gojën e ua shuajnë zërin duke filluar nga shteti, familja,shoqëria dhe mentaliteti që janë të gjithë fajtorë në rrjesht.

“Ditën kur në një aktivitet shkolle do merrja certifikatën si studentja më e mirë e gjimnazit dhe mami im nuk ishte aty, ka qenë dita që mora vendimin për të ngritur zërin dhe për të treguar historinë time.

Mami nuk kishte ardhur sepse ai e kishte rrahur një natë më parë, i kishte lënë shenja në fytyrë dhe kishte turp të vinte ashtu tek shkolla ime.

‘Për mamin që nuk është këtu sepse ai e rrahu’, kam thënë teksa mora certifikatën në dorë nga drejtori i shkollës i cili i habitur më pyeti sërish nëse isha e sigurt për atë që po thoja,’ “-rrëfen më tej Enisa, duke kujtuar se si kishte shkaktuar trazira në sallën me prindër pasi të gjithë e njihnin si studenten që vetëm qeshte e të kursyer në fjalë, pa e ditur që ajo kishte probleme të tilla.

“Unë u mësova të jetoj me dhunën.M’u kthye në një gjë normale. Ditët kur ai rrinte në shtëpi dhe nuk dilte për të pirë në qytet mund të them që ishin ditët më të lumtura për ne, sepse në darkë nuk do të kishim sherr.

Janë të pambarimta netët kur kemi ngrënë bukë e lot bashkë. Ajo që më acaronte më shumë ishte kur dëgjoja komshinjtë të më thonin:

‘Po mami jot është dhe e urtë moj vajzë.Nuk ka gabuar kurrë, nuk ia kemi dëgjuar zërin,’ “-shton me të drejtë më tej Enisa duke na rikujtuar sërish që sipas formës dhe madhësisë së gabimeve grave u vendoset respekti që meritojnë, sipas numrit të gabimeve gruaja i nënshtrohet një gjyqi të ashpër popullor që në fund cakton dhe gradën e turpit me të cilin ajo duhet të bashkëjetojë gjithë jetën.

“Ai ndërroi jetë kur unë isha në vitin e tretë në shkollë të lartë, shkollë për të cilën punoja vetë për ta mbuluar e që shpesh u kthye në mollë sherri teksa thoshte : ‘u bëre ti të jetosh vetëm në kryeqytet. U bë fytyra jote të punojë vetëm.’

Vdiq nga një atak kardiak, nuk e di nëse iu shkaktua nga pija. Ishte 53 vjeç.

Dhe në varrim të tij qava veç për një gjë,aty kuptova se deri në atë moment unë dhe mami nuk kishim qenë të lira. Liria jonë mbaroi aty ku fillloi frika nga ai”-thotë Enisa duke shtuar që sot është 28 vjeç, e martuar, dhe punon si infermiere në Gjermani sëbashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Pranë ka marrë dhe të ëmën e cila tani është punësuar në një supermarket.

“Ditët e ferrit mbaruan kur u larguam nga atje. Kam një familje të mrekullueshme,një bashkëshort që më mbështet për çdo gjë.

Jam e lumtur që fëmijët e mi nuk kanë të njëjtën fëmijëri si unë. Atëherë kam qenë dhë më e vogël dhe nuk i kuptoja sa duhet përmasat e një dhune të tillë, e një ngjarje të tillë.

Por sot e di që grave nuk iu duhet prekur as edhe një fije floku, se nëse gratë nuk janë të shenjta, të drejtat e tyre po.”/Si/m.j

Next Post
Foltorja/ Vihet re! Sali Berisha ‘zëvendëson’ Floriana Garon

Foltorja/ Vihet re! Sali Berisha 'zëvendëson' Floriana Garon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In