Një moment familjar dhe emocionues ka pushtuar skenën në Kopenhagen gjatë koncertit të Asap Rocky në Royal Arena, teksa Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot u shfaqen në ambientet e skenës duke u kthyer kështu në një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes.
Teksa reperi po performonte hitin “Lord Pretty Flacko Jodye 2”, Rihanna u shfaq pranë tij me Riot në krahë. Në videot e publikuara në rrjetet sociale Riot shihet të pozicionohet mes dy prindërve të tij ndërsa për një çast iu drejtua publikut me mikrofonin e të atit.
Më pas Asap Rocky shoqëroi një pjesë të hiteve të tij së bashku me të birin. Momenti familjar u filmua dhe u shpërnda masivisht nga fansat duke e konsideruar si koncertin më emocionues të reperit.












