• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Momentet e sikletshme gjatë seksit që duhen harruar “një orë e më parë”

by Java News
04/07/2018 22:52
????????????????????????????????????????????

????????????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dihet që seksi është zbavitës dhe i paparashikueshëm, si për shembull në momentin që po përjetoni kulmin e kënaqësisë, përjetoni edhe incidentin apo turpin e radhës.
Meqë femrat e kanë merak hijeshinë dhe koketerinë, kur vjen momenti që të përballen me këto gjëra futen në panik, fillojnë të qajnë, ose fillojnë të vishen shpejt e shpejt dhe ia mbathin vrapit të turpëruara në drejtim të panjohur, por sigurisht, larg “përbindëshit” që i ka shkaktuar gjithë këto të këqija, transmeton living.al.

1. Dëmtime të vogla: Fillojmë me aksidentet më të lehta dhe më të thjeshta, që janë dëmtimet e vogla. Nga njëra anë, koka që godet me forcë murin, pikërisht në momentin kur partneri është duke u dhënë me mish e me shpirt pas seksit, nga ana tjetër, një rrëzim në momentin kur je duke u hedhur si panterë dhe për fat të keq, gjendesh si yll deti poshtë krevatit, flokët e kapur diku nën një bërryl (po pate vënë zgjatime, e pësove!). Të gjitha këto mjaftojnë të të shkaktojnë të nxira, ndonjë krisje brinje ose ndonjë ënjtje. Kërkojmë falje, por ka edhe më keq!

2. Periodat: Duhen edhe tre ditë të të vijnë periodat, gjë që do të thotë se mund ta shijosh ende seksin. Por, nuk i ke bërë mirë llogaritë dhe, ja ku shfaqen ngadalë-ngadalë njollat e para të gjakut. Situata bëhet akoma e më dramatike nëse gjatë tërë kësaj kohe ishit në errësirë.Mos u trondit, ndërro çarçafët, bëni edhe një banjo dhe gjithçka në rregull. Nëse partneri vazhdon të jetë i shokuar…do t’i kalojë.

3.Tinguj: Gazra dhe tinguj do të dëgjohen gjithmonë gjatë seksit, kuptoje dhe pranoje. Kjo çështje ka të bëjë me ligjet e natyrës. E vetmja gjë që mund të bësh është të buzëqeshësh dhe thjesht, të kërkosh falje. E vëmë me bast se ai nuk e ka fare problem! Më kot e torturon veten me këto mendime.

4.Mungesë nishani: Në rregull, kjo mund të duket shumë qesharake, por mirë apo keq ka ndodhur shumë herë dhe sigurisht, me pasoja jo fort të këndshme. Nëse nuk e ke kuptuar ende, flasim për momentin e ejakulimit, kur partneri është duke shpërndarë “produktin” e vet në të gjitha drejtimet e mundshme. E keqja është se kur themi në të gjitha drejtimet, e kemi fjalën për të gjitha drejtimet, edhe në fytyrën tënde. Në këtë rast, të lutemi të mos fillosh të bërtiturat dhe sharjet, nuk e ka fajin ai i shkreti. Thjesht do të ishte mirë të bëje një bisedë me të rreth temës së…nishanit. Nëse nuk mund të frenojë lëngjet e trupit të tij, si mund ta frenojë dëshirën?

Next Post
Gjermania i kundërpërgjigjet Trumpit për NATO-n: Jo vetëm para por edhe aftësi ushtarake!

Gjermania i kundërpërgjigjet Trumpit për NATO-n: Jo vetëm para por edhe aftësi ushtarake!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In