“Për zgjidhjen e krizes politike nuk duhen drejtuar sytë nga ndërkombëtarët“. I këtij mendimi është ish-Presidenti Alfred Moisiu, i cili kujton kohët kur krizën parazgjedhore të 2007-ës e zgjidhi duke mbajtur të “burgosur” politikanët e kohës në Presidencë dhe ushqyqer me pica e çaj.
I pyetur për tendën para Kryeministrisë, ish-kreu i shtetit vëren se duhet një “kryeplak” për të disiplinuar politikbërësit konfliktualë shqiptarë, dhe këtë njeri nuk duhet ta kërkojmë nga ndërkombëtarët.
Ndërsa nga presidenca kanë ardhur sinjale se e kaluara e 4 ministrave të rinj do të verifikohet nga SHISH dhe intitucione të tjera të inteligjencës, me kërkesë të Bujar Nishanit, Moisiu kujton se ka pasur raste kur kryeministrave u është ankuar për kandidaturat e sjella.
Pavarsisht se janë bërë publike zëvendësimet, zyrtarisht nuk ka pasur vendime shkarkimi apo emërimi nga ana e Kryeministrit për anëtarët e kabinetit të tij qeverisës.











