• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Moisi Habilaj del sërish në skenë, bëhet ndërmjetës mes dy grupeve kriminale në Itali për trafik droge

by
26/05/2021 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse i dënuar me 15 vite burg në Itali dhe i shpallur në kërkim për trafik droge, emri i Moisi Habilajt ka dalë sërish në skenë duke bërë ndërmjetësin mes dy shqiptarëve të arrestuar dhe mafiozit Natalino Niza të Cosa Nostra.

Sipas mediave italiane nga përgjimet e kryera ndaj dy shqiptarëve Julian Hoxhaj e Indrit Karafili të arrestuar në Itali ditën e djeshme, ka dalë se ato komunikonin me Moisi Habilaj, i ndodhur në arrati, për të ndërmjetësuar trafikun e 30-40 kg kanabis të dy shqiptarëve për Cosa Nostran. Mafiozi Natalino Niza i Cosa Nostra ka kërkuar 30-40 kg kanabis dhe për këtë Habilaj i ka lidhur me Julian Hoxhaj e Indrit Karafili.

“Nga përgjimet e policisë italiane më datë  9 prill 2019 është regjistruar një dialog brenda një automjeti të tipit “BMW X3”, i cili lëviz nëpër rrugët e Katanias. Brenda makinës ndodhen tre persona: dy trafikantët shqiptarë Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata diskutojnë për biznesin, furnizimet e drogës dhe çmimet, por gjithashtu për një farë Moisiu dhe një miqësi të veçantë të lindur në korridoret e burgut të Bicocca”, shkruajnë mediat italiane

Pas këtij emri do të ishte Moisi Habilaj, trafikanti shqiptar i drogës i cili përfundoi pas hekurave në tetor 2017. Habilaj, i dënuar në shkallën e dytë me 15 vjet burg, por është arratisur nga 9 janari 2021 duke u larguar nga banesa ku qëndronte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në qendër të diskutimit që është përgjuar ishte ndihma që Natalino Nizza do t’i siguronte Habilajt. Miqësia mes të dyve ishte ajo që i hapi rrugën udhëtimeve të biznesit të Hoxhajt dhe Karafilit në Catania.

“Përgjimet zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të ndërmerrte një marrëdhënie të qëndrueshme për blerjen e marijuanës me shqiptarët, e vlerësuar fillimisht në 30 ose 40 kilogramë, e destinuar qartë për të furnizuar sheshet e shpërndarjeve. Ndërmjetësi, i cili sipas hetuesve do të kishte shoqëruar shqiptarët në shtëpinë e Natalino Nizzas, duket se di shumë sekrete të biznesit të drogës dhe më gjerë. Në dialog ai gjithashtu përmend Habilajn në lidhje me një vizitë në Catania, nga gruaja e dytë e Moisiut, dhe marrëdhëniet e pretenduara midis djalit të trafikantit të drogës dhe vetë Nizzas”, citojnë mediat italine

Pak ditë më parë edhe Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë dënimet me burg për grupin e Habilajve, mes të cilëve edhe Moisi Habilaj, të cilin e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK.  Habilaj u dënua në vendin tonë për ngjarjen në Babicë të Vlorës, ku u kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.

/b.h

Next Post
Sali Berisha, shihe krimin tënd në fytyrën time!

Sali Berisha, shihe krimin tënd në fytyrën time!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In