• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moikom Zeqo, shkëlqimi i rrallë që dëshmon terrin e shpeshtë në Tiranë

by Lorenc Vangjeli
21/06/2020 23:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Dija njerëzore është një labirint i errët dhe i pafundëm, si bibliotekat e lëvizshme, kurse njerëzit e mençur janë gjithëherë pishtarë të ndezur që rrëfejnë rrugën, skedarët, tregojnë kthesat apo shenjojnë drejtimin e lëvizjes. Por pishtarët që dashurohen me zjarrin, edhe ikin prej zjarrit.

Moikom Zeqo ishte një burrë i mençur. Ishte pishtar i ndezur në kohëra të liga. Ishte edhe zjarri që e vetëpërvëlonte në vetminë që njerëzit e letrave i imponojnë vetes; të njohur nga gjithkush, të dashur nga gjithësecili, por vetëm dhe larg kujtdo, ishte dhe shuarja në netët pa terr.

Nga vetmia e tij krijuese, Moikomi ka vite që le takime në të nesërme me lexues dhe admirues të poezisë së tij dhe të prozës së tij filozofike, takim me opinionin mbi faktin historik dhe histori me ngjyra pikture. Dhe përtej tyre, ai ju ka lënë takim, ditë mbas dite dhe stinë mbas stine, edhe gjithë atyre që presin dhe kureshtojnë të njohin veprën e tij më të madhe. Atë vepër që për paradoks, e shkroi vetë, por duhet t’ja “botojnë” të tjerët. Sepse gjithë jeta e Moikon Zeqos ishte një vepër arti, ku gjendeshin të gjitha, që nga shkëlqimi vetjak tek rrënimi që i projektonin të tjerët, nga lufta që bënte për demokracinë deri tek paqja që as demokracia nuk ja fali dot, nga paqja me gjithë botën tek luftrat e brendshme që ndajnë botën e poetit si qenie superiore ndaj gjithë gjitarëve njerëzorë. Ndaj gjithë atyre që sillen herë si vegjetarianë të mirë dhe herë si kanibalë që duan të ngjyejnë, shqyejnë e vrasin suksesin e të tjerëve. Sepse është sukses që i asgjeson dhe ju kujton dështimin.

Moikom Zeqo ishte, është dhe do të jetë një personazh i madh dhe plot pasione. Cdo ditë e javës, çdo javë e muajve dhe viteve të stuhishëm të jetës së Moikomit, ishte ai embrion i rrallë që i kishte dhëne atij atë veçanti kapricioze, plot dritë e shkëlqim, si për të kujtuar sesa e errët është shpesh përditshmëria në Tiranë. Moikom Zeqo, ai burrë i ditur dëshpëroi me ikjen e tij sepse me prani, dëshmonte lumin e hajvanëve pafund të jetës publike: analfabetë e të pasur, elitë dhe llum, të ligj e predikues morali, lavire në shpirt e impotentë në trup. Moikomi iku për të rivërtetuar se vetëm marrëzia e ka jetën e gjatë dhe se asaj ja shkurton jetën vetëm dashuria!

Next Post
Për herë të parë, katër shqiptarë nga Presheva në parlamentin e Serbisë

Për herë të parë, katër shqiptarë nga Presheva në parlamentin e Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In