• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moikom Zeqo: Qeveria teknike do krijojë shumë pasiguri

by Java News
19/03/2017 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Në 2013 e majta shqiptare i fitoi zgjedhjet me 1 milion vota. Kjo përbën mazhorancën më të madhe nga tërë parlamentet në vendet e Europës. Në vend që kjo mazhorancë, që ndoshta s’do të arrihet më, të përdorej me guxim, në veprimet dhe vendimmarrjet politike të Kuvendit, qëndroi e plogët dhe jo efektive. Kurrë nuk e kam kuptuar pse ka ndodhur një gjë e tillë” – thotë në një intervistë akademiku Moikom Zeqo.

Zeqo mendon se heqja e ministrave ishte një gabim.

“Shikoni se ç’ndodh këto kohët e fundit. Pa asnjë arsye të dukshme, pa as ndonjë sinjal paraprak, papritur Edi Rama i ndërron 4 ministra, ndërkohë që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë kaq afër, në një hapësirë kohore prej pak muajsh. Pse u bë ky ndërrim? Në një funksion më të lartë, të fuqizimit të PS-së? Nuk e besoj aspak këtë gjë. Dy nga ministrat, Saimir Tahiri dhe Ilir Beqaj qenë më të kritikuarit dhe më të sharët nga opozita. Rama bënte, kinse, i mbronte deri në fund këta dy ministra. Dhe befas i zëvendëson duke krijuar dhe një precedent që ministrin e Brendshëm të ardhshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka luajtur rol në reformën në drejtësi, ta bëjë një shënjestër të gatshme, krejt të panevojshme, duke cenuar dhe reputacionin e këtij deputeti. Dy ministrat e tjerë Klosi dhe Çuçi ishin normalë, gati të pakritikuar nga opozita. Po këta pse u hoqën? S’ka asnjë arsye” – komenton akademiku.

Ai ironizon idenë se ministrat u hoqën për të bërë koordinatorin në zgjedhje.

“Arsyeja e arsyeve, siç do të thoshte Don Kishoti, është se gjoja këta ministra u hoqën për të qenë koordinatorë për zgjedhjet e ardhshme politike. Po këta koordinatorë janë me kredenciale të cenuara publikisht dhe politikisht. Ata mund të ishin koordinatorë edhe duke qenë ministra. Tani statusi i tyre është akoma më qesharak, ata nuk janë as deputetë, sepse ka qenë kusht që bërja e ministrit do të thoshte që të hiqte dorë nga mandati i deputetit (edhe këtë gjë nuk e kam kuptuar kurrë pse duhet të ndodhi!). Por ç’do të bëjnë këta koordinatorë?  Pse koordinatorët janë gjithçka për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme politike? Ç’është ky koncept pseudoteorik që gjoja në një parti politike “pakica” mobilizon shumicën? Me një fjalë “motori i vogël” ndez motorët e mëdhenj” – thotë Zeqo.

Ai shton se ndihet  “shumë i shqetësuar si qytetar, si njeri i letrave duke parë se e majta shqiptare reflekton një çoroditje midis deklaratave pompoze dhe pasigurisë së veprimit, midis fantazmagorisë dhe realitetit”.

“Heqja e ministrave të PS-së me të drejtë trumbetohet si fitore e opozitës. Kjo e ka stimuluar opozitën. E ka bërë më të motivuar. Nuk e kam menduar që mund të vinte një rezultat i tillë, që e theksoj, për mua është krejt virtual. Opozita kërkon qeveri teknike.  Unë nuk jam profet dhe as dëshiroj të jem profet. Por unë mund të bëj pyetje logjike dhe racionale. Po nëse Rama zbythet, tërhiqet dhe në një moment dobësie politike të pranojë edhe qeverinë teknike? Ç’do të ndodhë atëherë? Ky parashikim në konditat e rënduara mund të ketë shumë ithtarë. Natyrisht që një qeveri teknike do ta komplikojë më shumë situatën politike. Një qeveri teknike do krijojë pasiguri – thotë Zeqo.
Këto komente ai i bëri në një intervistë për gazetën “Dita” ku foli lidhur me një sërë çështjesh të rëndësishme.

Next Post
FOTO-LAJM/ PD deklaron bojkot, por nga ana tjetër hap zyra elektorale

FOTO-LAJM/ PD deklaron bojkot, por nga ana tjetër hap zyra elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In