• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mohoi edhe gruan”/ Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg!

by S T
26/12/2024 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri, i cili ka kallëzuar Belind Këlliçin në SPAK, në një intervistë për Report Tv jep detaje nga ky kallëzim dhe dy akuzat që rëndojnë ndaj tij. Avokati sqaron se Këlliçi akuzohet për falsifikim të dokumenteve në dy raste, për diplomën e gjimnazit që nuk e ka dhe deklarimi i rremë në formularin e vetëdeklarimit sikur e ka diplomën, kur kandidoi për deputet dhe më pas për kryetar bashkie të Tiranës.

Në emisionin ‘Studio Live’, avokati Beqiri thotë se Këlliçi ka deklaruar se ka mbaruar gjimnazin te Harry Fultz, por në fakt ka mbaruar vetëm vitin e katërt, fakt ky i vërtetuar edhe përmes disa investigimeve të Shqiptarja.com.

Diplomën e falsifikuar, Beqiti thotë se Këlliçi e përdori edhe për të nisur universitetin në “Coppin” në SHBA, por edhe gjatë njehsimit të diplomës në vendin tonë. Ndërkohë, në dy raste ka deklaruar se ka përfunduar gjimnazin me diplomë të falsifikuar.

“Kallëzimin e kam bërë unë, sepse kam konstatuar që ky person ka falsifikuar një dokument të rëndësishëm, siç është dokumenti i shkollës së mesme, diploma. Ka deklaruar se e kam mbaruar shkollën te Harry Fultz, por në fakt ka mbaruar vetëm vitin e katërt, ndërsa të pestin nuk e ka kryer. Jo vetëm që nuk e ka kryer, por në SHBA ka deklaruar sikur e ka kryer arsimin e mesëm dhe ka vazhduar atje universitetin. Ka vazhduar Bachelor, siç i themi në Shqipëri. Pasi ka përfunduar studimet duke mos thënë të vërtetën, ka ardhur dhe ka bërë njësimin e diplomës për të vazhduar pastaj edhe fazën e dytë të arsimit të lartë. Kur ka ardhur në Shqipëri që ka bërë njësimin, e kishte përsëri për detyrë se ka qenë deputet, por edhe kur ishte kandidat. Kishte për detyrë të deklarimin se ku ka mbaruar arsimin e mesëm, të lartë. Ai e ka deklaruar si të përfunduar dhe si i diplomuar, e ka bërë deklarim edhe kur u zgjodh deputet por edhe kur ishte kandidat për kryetar bashkie në 2022. Ky është një dokument që është falsifikuar, u përdor edhe në SHBA. Edhe në atë territor kjo konsiderohet vepër penale”, tha Beqiri në Report Tv.

Ndërkohë, Beqiri thekson se Këlliçi ka shantazhuar edhe drejtoreshën e shkollës Harry Fultz, që ajo të deklaronte se ka përfunduar arsimin e mesëm, por thekson se nuk e ka marrë dot një deklaratë të tillë të rremë.

“Ajo që bie në sy, është se mirë që i bëri këto por ka bërë përpjekje të vazhdueshme dhe ka bërë shantazhe kundër drejtoreshës së shkollës Harry Fultz, që ajo të konfirmonte të kundërtën dhe të deklaronte që ky e kishte mbaruar arsimin e mesëm, por nuk arritur ta merrte një pohim të tillë dhe një deklarim të tillë të rremë. Këto janë vera të rënda penale, jo vetëm falsifikimi i dokumenteve zyrtare, që është përdorur në dy vende, në SHBA dhe kur ka bërë deklarimet këtu”, tha Beqiri.

Beqiri trhotë se në kallëzim ka kërkuar edhe hetim ndaj Këlliçit për fshehje pasurie, pasi nuk ka deklaruar paratë m të cilat ka bërë fushatën elektorale në zgjedhjet vendore kur kandidonte si kryetar bashkie i Tiranës. Sipas Beqirit ka deklaruar vetëm 5% të donacioneve, ndërkohë që ishte i papunë. Avokati po ashtu ndalet edhe tek fotoja e Këlliçit me Trump, për të cilën thotë se kushton 25 mijë dollarë.

“Në kallëzim kam thënë se këtij personi duhet hetuar edhe për fshehje të pasurive, për mosdeklarim të tyre. Ka bërë deklarime të rreme, sidomos kur ishte kandidat për kryetar bashkie. Ky nuk ka deklaruar asgjë, megjithëse ishte i papunë, nuk merrte asnjë rrogë, 1 vit para se të kandidonte për kryetar bashkie, ka bërë foto me Trump që ka kushtuar 25 mijë dollarë, por edhe gjithë atë rrugëtim nuk e ka deklaruar. Ka bërë fushatën elektorale për kryetar bashkie, ka deklaruar si donator vetëm 5%, 95% të donacioneve që i kanë ardhur nuk i ka deklaruar.

Avokati Beqiri thekson edhe hetimin e SPAK ndaj Këlliçit për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses së tij, çështje për të cilën thotë se mohoi edhe partneren.

“Ka bashkëjetuar, është anatemuar edhe në shtyp kë kishte bashkëjetuese, ai s’ka deklaruar pasurinë e bashkëshortes, s’ka deklaruar asgjë për pasurinë e saj, ishte si i çfazuar, në vend se të merrej me provat dhe akuzën konkrete, në vend se të merrej me faktin se ky person nga koha që kishte marrë diplomën Bachelor dhe duhej ta merrte diplomë e plotë. Ky është punësuar sikur kishte marrë diplomën, ka vjedhur 1 vit rrogë shteti që duhet ta kthejë, në vend se të merrej me këto, ai merrej me kalorësin si i varej këmbët. Merret me mua duke shpifur, gjëra të ulëta që s’janë të vërteta, e kam deklaruar që s’jam dënuar kurrë ndonjëherë, s’ka pse të fshihet me shpifje të shkollës serbe. Ai mohoi edhe bashkëshorten, tha që nuk bashkëjetoj me të. E dinë të gjithë shqiptarët, një opinion i tërë e dënon, është bukëshkalur, gruaja i merr rrogë të majme në Bashki, e fut në familjen tij, dhe Belindi nga ana tjetër djeg bashkinë, me protesta anormale që bën”, u shpreh avokati.

Të gjitha shkeljet e Këlliçit, avokati thekon se janë të bazuara me prova dhe se ai rrezikon maksimumi deri në 6 vite burg për këto dy akuza.

“Janë të faktuara me prova, dosjen e kam bërë me përgjegjësi, jam i fushës. Ky njeri jo vetëm që duhet të ndëshkohet penalisht pro duhet pastruar politika shqiptare nga elementë të tillë. Dënimi penal i shkon për të dyja veprat penale, 6 vjet. Mund ti jepet dhe masë alternative, shërbim prove. Nëse do i kishte kryer një qytetar i thjeshtë, kjo s’ka dënim tjetër veç burgut, qytetarë të tjerë të thjeshtë të këtij vendi kanë bërë burg”, vijoi Beqiri.

Next Post
Gara për shefa komisariati, skualifikohen 15 kandidatë

Nga Alma Arrazi te vrasja Martin Cani dhe operacioni "Revanshi"! Ja cila ishin ngjarjet e kronikës së zezë që shenjuan 2024-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com