• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bazuka, granatahedhëse e tritol/ Si u zbulua trafiku nga polici “blerës”

by Java News
23/05/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Adil Mersinllarin dhe Bledar Muçollarin. Si ra policia në gjurmët e trafikantëve duke përdoruar agjentin infiltrues dhe dyshimet, se armët mund të shiteshin jashtë vendit. Rrjeti dyshohet se është më i madh, priten të tjera arrestime.

Dy të dyshuarit për trafikun e armëve dhe municioneve ushtarake, do të qëndrojnë në arrest me burg pa afat. Ky ishte vendimi i djeshëm i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Adil Mersinllarin dhe Bledar Muçollarin, te kapur ne saje te operacionit ‘Moglica’.arme1

Dy banuesit nga fshati Moglicë i Korçës, u arrestuan nga forcat speciale të policisë, në një operacion të organizuar për shkatërrimin e rrjetit që merrej me trafikun e armëve. Por ndërsa ata para gjykatës nuk kanë pranuar që të japin shpjegime në lidhje me akuzat, hetimet zbulojnë hollësi të reja.

Në lidhje me këtë grup, strukturat e rendit kishin marrë të dhëna në rrugë operative rreth katër muaj më parë dhe menjëherë nisën gjurmimin.

Fillimisht një agjent i policisë i infiltruar si trafikant, u ka blerë dy të pandehurve një sasi municionesh.
Pasi ka siguruar “besimin” edhe te trafikantët, policia dhe prokuroria vendosi që të stimulohet një blerje më e madhe, shkruan ‘Mapo’.
Pikërisht kjo ishte koha kur dy trafikantët u angazhuan që të siguronin sa më shumë armë dhe municione.arme2

Ajo që vihet re është se janë armë të kalibrit të madh si mitraloza, eksploziv i fuqishëm, granatahedhës, predha, murtaja, karikatorë automatiku dhe shumë municione të kalibrave të ndryshëm.
Kjo ka bërë të dyshohet se bëhet fjalë për një trafik ndërkombëtar të armëve, ku synimi ishte kryesisht Maqedonia dhe Greqia.
Për një kohë të gjatë, të arrestuarit kanë qenë nën survejim dhe përveç përgjimit telefonik ka edhe përgjime ambientale, që konsiderohen si prova për implikimin e tyre në këtë trafik. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, në këtë rrjet dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Në të paktën katër raste, hetimet zbuluan individë të cilët siguronin një pjesë të këtyre armëve.arme3

Për ta pritet që të lëshohet urdhër-arresti në ditët e ardhshme, ndërsa Mersinllari dhe Muçollari u arrestuan në kushtet e flagrancës në fshatin Moglicë.
Edhe në këtë rast, punën kryesore për shkatërrimin e këtij grupi e ka kryer efektivi i policisë i inflitruar.
Ai u kishte premtuar 10 mijë euro dy të pandehurve, për një sasi armësh dhe më pas u kërkoi që një pjesë të tyre ta dërgonin në Tiranë.
Nëse ata do pranonin dërgimin e armëve në Tiranë, forcat e policisë parashikonin ndërhyrjen gjatë rrugës. Gjithsesi, Mersinllari dhe Muçollari nuk kanë pranuar, duke i kërkuar “blerësit” që sasinë e parë që kërkonte duhet të vinte që ta merrte vetë në Korçë.

Dy banorët e fshatit Moglicë kishin bërë gati armët dhe municionet dhe prisnin të merrnin në duar 10 mijë euro nga shitja, por u zunë në befasi nga ana e policisë.
Aksioni ishte i mirorganizuar, ku në një distancë me automjetin që udhëtonte polici i infiltruar, kanë qenë efektivët e Grupit të Operacioneve Speciale.
Sapo mbërritën në vendin ku ishte planifikuar shitja e armëve, dy të pandehurit u arrestuan në flagrancë, duke mos iu lënë asnjë mundësi largimi.
Të gjitha armatimet dhe municionet e siguruara janë të prodhimit kinez, me përjashtim të një sasie të fuqishme eksplozivi të vendosur në gypa të veçantë metali dhe që aktivizoheshin nëpërmjet ndezësve me detonatorë.
Armët e rënda nuk ishin për tregun vendës, por për të arritur deri në linjat e tjera të trafikut kërkohet që hetimet të jenë më të thelluara nga ana e prokurorisë dhe policisë.

Armët e sekuestruara në operacionin “Moglica”

57 copë kallëpe tritoli të masës 400 gr për çdo kallëp.
103 copë granata sulmuese “defensive”.
100 copë ndezës granatash.
1 granatahedhës.
23 predha granatahedhësi.
20 kuti në formë tubi, të dyshuara si eksplozive.
2 kaseta metalike dhe 1 kuti metalike për mbajtje fishekësh.
Në total sasia e fishekëve 1640 copë.

1 shtrat trekëmbësh për mitraloz të rëndë.
216 copë krehra mbajtës fishekësh model 56, kalibër 7.62 mm.
3 murtaja me trekëmbësha dhe pjatat kupore.
2 mitraloza të rëndë, së bashku me trekëmbëshat mbajtës.
20 pjesë mitralozash të rëndë të çmontuar.
1 shirit metalik me 250 copë fishekë mitralozi. arme1arme2reneaarme3

Next Post

Koordinatorja e Kokëdhimës kandidon për kreun e PS në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

June 8, 2026
E vërteta legjendës gjermane të bllokimit të BE

Ndoka: As Rama dhe as opozita nuk e prisnin këtë protestë!

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In