• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mogherini: Regjimi sirian përgjegjës për sulmin kimik

by A R
04/04/2017 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjimi i Bachar al-Assad mban përgjegjësinë kryesore për sulmin kimik në një bastion rebel dhe xhihadist në veriperëndim të Sirisë, që shkaktoi të paktn 58 të vdekur, konfirmoi sot shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

“Sot, lajmet janë të tmerrshme. Natyrisht përgjegjësia kryesore bie mbi regjimin sirian”, deklaroi Mogherini për median ndërkombëtare në kuadër të një konference ndërkombëtare në Bruksel për rindërtimin e Sirisë.

“Por, ky është një paralajmërim tragjik që situata në terren vazhdon të jetë dramatike në shumë pjesë të Sirisë”, deklaroi ajo.

“Natyrisht përgjegjësia kryesore bie mbi regjimin sepse ai ka si detyrë të mbrojë popullin dhe jo për ta sulmuar”, nënvizoi Mogherini.

“Të paktën 11 fëmijë bëjnë pjesë mes personave të vrarë nga sulmi ajror që goditi sot Khan Cheikhoun, në provincën Idleb”, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), duke cituar burime mjekësore në qytet.

Koalicioni ndërkombëtar akuzoi regjimin për përdorimin e predhave që përmbanin gaz kimik./b.d

Next Post
I dha policit 22 mijë lekë, prangoset për korrupsion fieraku

I dha policit 22 mijë lekë, prangoset për korrupsion fieraku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com