• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mogherini: Një vit pas samitit në Tiranë ngritëm kolegjin europian, falenderoj Shqipërinë! 21 shtete anëtare do mbulojnë bursa për studentët

by Java News
13/12/2023 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nisje të Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Rektorja e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Belgjikë, Federica Mogherini, dha për të pranishmit lajmin se tashmë Kolegji i Europës do të ketë të parin kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, pikërisht në Tiranë, duke bërë kështu realitet një ide të diskutuar një vit më parë në Samitin e mbajtur në Tiranë. Ndërkaq Mogherini dha lajmin e mirë se 21 shtete janë angazhuar të hapin bursa studime për studentët në këtë kolegj.

Federica Mogherini: “Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë që u zhvillua një vit më parë, u ngrit dhe u diskutua ideja. Ju kërkuat që Kolegji i Europës të merrte në konsideratë hapjen e një kampusi në rajon, në Tiranë dhe një vit më pas ne e realizuam atë.

Federica Mogherini: “Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë që u zhvillua një vit më parë, u ngrit dhe u diskutua ideja. Ju kërkuat që Kolegji i Europës të merrte në konsideratë hapjen e një kampusi në rajon, në Tiranë dhe një vit më pas ne e realizuam atë.

Kështu që, mendoj që kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur këtë Samit midis BE dhe Ballkanit Perëndimor me lajmin e mirë që diçka që ju diskutuat një vit më parë, sot është realizuar. Është në zhvillim e sipër dhe është duke u bërë!

Së pari, dua të falënderoj Edin, gjithashtu edhe qeverinë shqiptare për mbështetjen e jashtëzakonshme, jo vetëm mbështetjen por dhe entuziazmin. Gjithashtu dhe Komisionin që mobilizoi burimet, Këshillin që e mbështeti dhe shtetet anëtare që sot na çojnë të bëjmë diçka, mjaftë të rëndësishme. Sot keni premtime nga 21 shtete anëtare për të mbuluar bursa për studentët qoftë nga rajoni ashtu dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj besoj se të gjithë studentët, të cilët marrin pjesë, do të ndjekin këto studime, do të kenë edhe bursa në shtator të vitit të ardhshëm kur të kemi masterin tonë për integrim dhe transformim europian.

Do të jetë një program master, një diplomë saktësisht si të tjerat e kolegjit të Europës, që do të thotë do të mbartë të njëjtin standard ekselence. Do të akreditojmë programet me autoritetet belge. Vlera do të jetë po njësoj dhe do të punojmë që të bëjmë që studentët tanë të jetojnë së bashku, të fuqizohen së bashku për të formësuar të ardhmen e integrimit europian. Jo vetëm ju falënderoj për këtë, por jam po kështu, këtu, që t’ju sjell ndërmend se çfarë nënkupton ky angazhim. Trupa jonë mësimore, studentët tanë dhe kam parë të gjithë brezin e ri, jo vetëm në rajon, por edhe në pjesën tjetër të Europës që ka pritshmëri mjaft të mëdha për këtë.

Unë mendoj se sot ju investoni në atë brez që do ta bëjë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE realitet dhe nga ana jonë, sigurisht ne angazhohemi që t’ju ofrojmë ekselencën e dijes, të aftësive dhe të krijimit të rretheve që do t’i fuqizojnë ata për ta bërë të mundur këtë gjë dhe jam e sigurt që shtetet anëtare, institucionet dhe po kështu edhe vendet e rajonit do të konfirmojnë me zotimet e sotme, angazhimin për ta shoqëruar këtë proces dhe për ta bërë atë realitet.”/m.j

Next Post
“Greqia nën presion për Belerin”/ Eksperti: S’mund të ketë ndërhyrje në drejtësinë që vetë BE ka kërkuar

“Greqia nën presion për Belerin”/ Eksperti: S’mund të ketë ndërhyrje në drejtësinë që vetë BE ka kërkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In