• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mogherini në Tiranë për takime me politikën… mban dhe një fjalim në parlament

by Java News
02/03/2016 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini nis nesër një takim zyrtar në Tiranë. Mogherini do të qëndrojë në Tiranë më 3 dhe 4 mars, kohë gjatë të cilës do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të politikës në vend.

Nesër, më 3 mars, në orën 19:00 Mogherini do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa të premten, më 4 mars do të takojë presidentin Bujar Nishani dhe ministrin e Jashtëm, Dimir Bushati.

Situata e tensionuar politike mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me ligjin e dekriminalizimit, por dhe atë të Reformës në Drejtësi, ku deri më tani po mungon dakordësia për t’i përfunduar me konsensus këto dy nisma, si dhe tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE pritet të jenë në fokus të axhendë së vizitës zyrtare në Tiranë të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini.

Zyrtarja e Lartë e Bashkimit Europian pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave. Në lidhje me këtë në muajin prill Parlamenti Europian pritet që të diskutojë edhe projektrezolutën për Shqipërinë, ku pala shqiptare pret një notë pozitive, çka do t’i hapte rrugën për çeljen e negociatave  për anëtarësimin në BE. Zyrtarja evropiane, Mogherini vjen në Tiranë mbrëmjen e të enjtes, ndërsa axhendën e takimeve e nis të premten. Kryesuesja e politikave të Jashtme në BE pritet të takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, si dhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Në axhendën e zyrtares së BE-së është planifikuar një takim edhe me Presidentin Bujar Nishani, si dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Ndërsa në një seancë të posaçme në Kuvend zyrtarja e BE-së do mbajë edhe një fjalim përpara deputetëve. Do të jetë pikërisht seanca e posaçme në sallën e Parlamentit që do të mbahet ditën e premte në kuadër të kësaj vizite, e cila do të bëjë bashkë deputetët e opozitës dhe mazhorancës, pas gjithë kaosit të krijuar seancën e fundit plenare.

Next Post

Hashashi në kamion, shoferi identifikoi Ben Çamin si pronar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In