• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mogherini: Jemi gati për negociatat, por e keni ju në dorë! Çoni para reformën në drejtësi!

by Java News
03/03/2017 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhi i Federica Mogherinit përballë studentëve të Univeristetit të Tiranës ka qenë i qartë, “Shqipëria është Evropë” dhe ajo që mbetet është rruga e vendit drejt integrimit Europian. Sipas Mogherinit, shtetet e ballkanit kanë qenë dhe do të jenë pjesë e europës dhe pa to BE nuk është e plotë.

Mogherini tha gjithashtu se BE është gati të hapë negociatat, por i takon Shqipërisë që të bëjë hapin duke ecur me reformën në drejtësi, jo sepse e kërkon Brukseli, por sepse e duan qytetarët shqiptarë.

“Unë shoh që nuk e kërkon Brukseli reformën në drejtësi, por qytetarët shqiptarë. Prandaj është e nevojshme që kjo reformë të kryhet… E kërkojnë shqiptarët, jo BE. Shqiptarët kërkojnë një sistem drejtësie të pavarur, është përgjegjësi e institucioneve ta zbatojnë këtë reformë me të njëjtën qasje që gjetën kur e miratuan atë. Ne jemi të hapur për të çelur negociatat me Shqipërinë, ne jemi gati, tani ju takon juve të bëni një hap më parë me të njëjtin qëndrim që kanë treguar forcat politike një vit më parë“. -tha Mogherini për reformën në drejtësi.

“Këto nuk janë kohë të lehta për rajonin dhe më vjen mirë që ju sot më keni dhuruar një bisedë të këndshme në këto ditë. Për mua takimi me qytetarët e një vendi, për mua të takohem me të rinjtë, më jep mundësinë që ta shoh vendin në sy, sepse nuk e kam këtë luks gjithnjë. Për mua është në mënyrë absolute e qartë se Shqipëria është Europa, ju keni rrugën drejt integrimit të BE-së, por ju jeni europianë.”-tha Mogherini.

“Më lejoni të them që tani e ka Shqipëria në dorë të që të marrë hapat përpara. Shqipëria është tani një anëtar i respektuar i komunitet ndërkombëtar. Unë besoj që aktorët në rajon duhet të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrën sesi trajtojnë fqinjët. Unë e di që mesazhi që ju do të prisnit prej meje është që të tregoni  durim, por jo, unë them që ju duhet ti tregoni udhëheqësve tuaj se cfarë doni. Unë do të thoja që ju t’i kërkonit udhëheqësve tuaj me zë të lartë cfarë kërkoni. Nuk dua të keqkuptohem sepse nuk po nënkuptoj protesta, por ju duhet t’i vini përballë kërkesave tuaja udhëheqësit tuaj politikë.”-tha Mogherini./java/a.k

Next Post
Takohen tek çadra e protestës, dy të rinj të FRPD-së rrahin me grushte një qytetar tek Piramida

I shpallur në kërkim nga policia, shkon e fshihet te çadra PD: Këtu s'më arrestojnë dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

November 15, 2026
Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

November 15, 2026
Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

November 15, 2026
Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri “ngec” në KLP

Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri “ngec” në KLP

November 15, 2026
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete

November 15, 2026
Banda shqiptare terrorizonte bizneset në Athinë, urdhrat jepeshin nga qelitë e burgjeve, si organizoheshin sulmet me molotov dhe granata dore

Banda shqiptare terrorizonte bizneset në Athinë, urdhrat jepeshin nga qelitë e burgjeve, si organizoheshin sulmet me molotov dhe granata dore

November 15, 2026
“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

November 15, 2026
Hodhën vezë dhe sende të forta drejt eskortës së Ramës, arrestohen dy persona dhe procedohen 9 të tjerë

Hodhën vezë dhe sende të forta drejt eskortës së Ramës, arrestohen dy persona dhe procedohen 9 të tjerë

November 15, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Me përjashtime nga partia bëhen edhe filma…

November 15, 2026
Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In