Luka Modriç fitoi mbrëmjen e djeshme “Topin e Artë”, duke thyer kështu hegjemoninë 10-vjeçarë te Ronaldos dhe Mesit. Ky triumf i kroatit, nuk është pritur aspak mirë nga të afërmit e Ronaldos. Motra e tij, Elma Aveiro, ka shpërthyer në rrjetin social “Instagram”, teksa nuk i ka kursyer aspak fjalët.
“Fatkeqësisht, kjo është një botë që jeton falë varfërisë, mafias dhe atij bir k… që quhet pará. Fuqia e Zotit është më e madhe se gjithë kjo qelbësirë. Zoti vonin, por nuk gabon”, ishte postimi i motrës së Ronaldos i shoqëruar edhe me foton e portugezit me “Topin e Artë” të edicionit të kaluar./a.meta