• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modriç: Dështimi i Realit nuk është çështje fati, e ka një shpjegim

by Java News
07/01/2019 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dështimit të radhës të Real Madrid në La Liga, ku u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 përballë Real Sociedad, fituesi i “Topit të Artë 2018”, Luka Modric bëri autokritikë publike. Sipas tij, ka një arsye pse Los Blancos janë në këtë nivel, dhe nuk është çështje fati.

“Shumë prej nesh nuk janë në nivelin e duhur, nuk mundet të pësojmë gola në fillimin e çdo ndeshje. Nuk është çështje fati, ne krijojmë shumë, por topi nuk futet në rrjetë dhe nga ana tjetër pësojmë shumë. Ka arsye që shpjegojnë pse gjërat nuk po shkojnë mirë”, deklaroi Modric.

Kroati foli gjithashtu edhe për arbitrimin, VAR dhe të ardhmen: “Arbitri nuk ishte në ditën më të mirë, por gjithsesi nuk është ai problemi ynë, as VAR, ndonëse asnjëri prej tyre nuk na ndihmuan.

Problemet tona janë të tjera. Arbitri më tha se atij i kishin komunikuar në kufje se nuk ishte penallti. Mendoj se është e pabesueshme se si nuk i kontrollojnë këto episode nga jashtë, por ky është fakti. Në Spanjë ne jemi ende të paqartë me VAR dhe duket se me Real Madrid ata kanë akoma më shumë frikë, por nuk dua të flas më për këtë gjë.

Duhet të përmirësohemi shumë, pasi nuk ndodhemi në momentin tonë ideal. Duhet të jemi më të bashkuar si skuadër në fushë. Nuk duhet të flasim sikur të kemi humbur kampionatin, duhet ta marrim ndeshje pas ndeshje, si burrat dhe të rregullojmë gjërat”./a.meta

Next Post
VIDEO/ Protesta e studentëve në ‘darën’ e PD- LSI e Berishës, e transmetojnë live

VIDEO/ Protesta e studentëve në 'darën' e PD- LSI e Berishës, e transmetojnë live

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com