• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Modernizohet më tej kontrolli i eksporteve për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare

by Java News
31/12/2021 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina publikoi  librin e parë të bardhë mbi kontrollet e eksportit për të dhënë një pamje të plotë të politikave përkatëse dhe për të ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare të kuptojë më mirë pozicionin e saj. Dokumenti, i titulluar “Kontrollet e eksportit të Kinës” shtjellon pozicionin, institucionet dhe praktikat e Kinës në përmirësimin e administrimit të kontrollit të eksporteve, si dhe angazhimet dhe veprimet e saj për të mbrojtur paqen botërore dhe zhvillimin e sigurinë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Libri i bardhë përbëhet nga katër pjesë kryesore: pozicioni bazë i Kinës për kontrollin e eksporteve, përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit ligjor dhe rregullator për kontrollin e eksporteve, modernizimi i sistemit të kontrollit të eksporteve dhe shkëmbimet e bashkëpunimi ndërkombëtar. Sipas këtij dokumenti, kontrollet e eksportit janë praktikë standarde ndërkombëtare dhe përfshijnë masa ndaluese ose kufizuese për eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë, të tilla si produktet ushtarake, materialet bërthamore, mallrat, teknologjia e shërbimet që lidhen me mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe interesave kombëtare, dhe kufizime të tjera që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimit të mospërhapjes bërthamore dhe detyrimeve të tjera ndërkombëtare.

Libri i bardhë thekson se masat e drejta, të arsyeshme dhe jodiskriminuese të kontrollit të eksporteve janë gjithnjë e më të rëndësishme në përballimin e rreziqeve dhe sfidave ndaj sigurisë ndërkombëtare e rajonale dhe në ruajtjen e paqes dhe zhvillimit botëror.

“Kina po ndjek një qasje holistike ndaj sigurisë kombëtare dhe po ndërmerr hapa më aktivë për t’u integruar në procesin e globalizimit ekonomik”, vihet në dukje në librin e bardhë. “Për të ndërtuar një ekonomi më të hapur dhe një Kinë më paqësore, do të bëhen përpjekje që të arrihet një ndërveprim i shëndetshëm midis zhvillimit me cilësi të lartë dhe garantimit të sigurisë, do të modernizohet regjimi i kontrollit të eksporteve dhe do të bëhet një përparim i mëtejshëm në qeverisjen e kontrollit të eksporteve.”

Sipas dokumentit, Kina do të kryejë veprime konkrete për të marrë pjesë në bashkërendimin ndërkombëtar të kontrolleve të eksportit, për të bërë përparim në proceset përkatëse ndërkombëtare dhe për të punuar së bashku me të gjitha vendet e tjera për të ndërtuar një bashkësi globale me të ardhme të përbashkët dhe për të nxitur paqen dhe zhvillimin botëror.

Pas katër vjetësh planifikimi, Kina miratoi Ligjin për Kontrollin e Eksportit në tetor të vitit të kaluar, me përcaktime të detajuara për listat dhe masat e kontrollit të eksportit. Sipas ligjit, përveç produkteve ushtarake dhe bërthamore, të dhënat dhe shërbimet përkatëse u nënshtrohen edhe kërkesave të kontrollit të eksportit. Ligji gjithashtu i lejon qeverisë të veprojë kundër vendeve që abuzojnë me kontrollet e eksporteve në një mënyrë që dëmton interesat e Kinës.

Ligji ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2020. Kina rithekson angazhimin e saj për zgjerimin e hapjes. Duke theksuar se Kina nuk do ta ndryshojë vendosmërinë për të ndarë mundësitë e zhvillimit me pjesën tjetër të botës dhe angazhimin e saj ndaj globalizimit ekonomik, zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë theksuan gjithashtu se do të nxitet tregtimi i mallrave eksporti i të cilave është i kontrolluar, të cilat përmbushin kërkesat. “Kina beson se në kontrollin e eksporteve, bashkësia ndërkombëtare duhet të ecë në drejtimin e duhur, të arsyeshëm e jodiskriminues dhe kundërshton abuzimin e kontrollit të eksportit dhe kufizimet e paarsyeshme diskriminuese për të prishur tregtinë normale”, u shprehën zyrtarët.

g.kosovari

Next Post
“Brava e shtëpisë më e rëndësishme se ajo e partisë”/ Rama dhe Veliaj te “5 Maji”: Kartolina më e bukur për Tiranën

“Brava e shtëpisë më e rëndësishme se ajo e partisë”/ Rama dhe Veliaj te “5 Maji”: Kartolina më e bukur për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Klos, policia zbardh ngjarjen/ Makina ra në përrua, arrestohet shoferi pasi nuk i dha ndihmë pasagjerit. Detajet e reja

Klos, policia zbardh ngjarjen/ Makina ra në përrua, arrestohet shoferi pasi nuk i dha ndihmë pasagjerit. Detajet e reja

January 10, 2026
“NATO duhet të kuptojë rëndësinë e saj për ne”/ Trump këmbëngul sërish për Groenlandën: Duhet ta marrim patjetër

“NATO duhet të kuptojë rëndësinë e saj për ne”/ Trump këmbëngul sërish për Groenlandën: Duhet ta marrim patjetër

January 10, 2026
Moti i keq/ Rama: Vijon puna për përballimin e situatës

Moti i keq/ Rama: Vijon puna për përballimin e situatës

January 10, 2026
Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

January 10, 2026
VIDEO-Klos, makina me dy persona bie në përrua/ Shpëton shoferi, nuk dihet ende ‘fati’ i pasagjerit

VIDEO-Klos, makina me dy persona bie në përrua/ Shpëton shoferi, nuk dihet ende ‘fati’ i pasagjerit

January 10, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In