• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Brava e shtëpisë më e rëndësishme se ajo e partisë”/ Rama dhe Veliaj te “5 Maji”: Kartolina më e bukur për Tiranën

by Java News
31/12/2021 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj morën pjesë në shpërndarjen falas të apartamenteve.

Bëhet fjalë për 100 familjet e para, të cilat rikthehen në banesat e tyre të reja në lagjen “5 Maji”.

Veliaj u shpreh se lagja e re “5 Maji ”është kartolina më e bukur për qytetarët e Tiranës, ndërsa nuk la pa ironizuar edhe Partine Demokratike.

“Dhurata më e shkëlqyer që na ka mbledhur sot janë 100 apartamentet e reja. Është shpagimi i një pune të jashtëzakonshme për gjithë cinikët, për gjithë skeptikët dhe për të gjithë dyshuesit, edhe për ata që na penguan. Kjo është diçka që flet vetë, e cila s’ka nevojë për sherr, s’ka nevojë për debat, s’ka nevojë për t’u kacafytur me njëri – tjetrin. E provon se projekti do të ndodhë, shtëpitë do të happen, njerëzit do të lumturohen këtë fundvit, se kartolina më e bukur e këtij fundviti për qytetarët e Tiranës është lagjja e re “5 Maji”, e cila është sot vetëm në fillimin e saj”, deklaroi Veliaj.

Teksa falenderoi banorët për bashkëpunimin, ai iu drejtua me një mesazh edhe atyre që përdorin kauzën e tërmetit për përfitime politike. Veliaj apeloi që të besojnë tek ky projekt rindërtimi.

“Tirana është gjithmonë e më e koklavitur, çdo metër katror i Tiranës është në gjykatë, për çdo milimetër katror, për çdo rrëke uji, ka një konflikt. Ndërsa, në zona të tjera kishte fusha të lira, edhe këtu ku jemi ka pasur konflikte, ka pasur debate. Sot e kam shtrirë dorën – edhe pse 90% e qytetarëve, edhe ata që kanë qenë këtu më përpara, tashmë kanë nënshkruar dhe i falënderoj me gjithë zemër, se kjo është një marrëdhënie besimi mbi të gjitha, – edhe për ata 10% të fundit, edhe për ata që organizojnë protesta në emër të partisë, edhe për ata që vijnë me deputetët këtu për të penguar kamionët dhe ekskavatorët, edhe ata që përditë, përditë e përditë e mallkojnë këtë projekt, unë i pyes: Është më e rëndësishme brava e familjes suaj, sesa brava e partisë suaj? Është më e rëndësishme karrigia, tavolina, objektet, metrat katror të shtëpisë suaj, sesa metrat katrorë të selisë suaj? Është më i rëndësishëm çelësi që hap derën për familjen tënde, se çelësat e thyer të familjes politike? Ndaj, nëse jeni njerëz të këtij qyteti dhe besoni se partia më e rëndësishme është familja juaj, jepini besim këtij projekti. Edhe ata 10% militantë që s’kanë firmosur akoma, niseni vitin mbarë, bashkojuni një përpjekje që nuk është për të përçarë, që nuk i ndan njerëzit në të majtë dhe në të djathtë, por një përpjekje që i bën njerëzit me shtëpi, pa dallim, pa teser partie dhe pa detyrime të tjera që në vende të tjera i kanë”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se lagjia e re nuk do të jetë një xhep, por një nga arteriet kryesore për hyrjen në Tiranë.

“Ky është vazhdimi i rrugës së Medresesë, “5 Maji” i famshëm, i cili në krahun tim të djathtë do të lidhet me “Bulevardin e Ri”, është vetëm 400 metra larg. Pra, nuk bëhet fjalë për të çuar njerëzit në periferi, bëhet për t’i lidhur me infrastrukturën më moderne që është ndërtuar vitet e fundit në qytetit e Tiranës. Po ndërtohen këmbët e urës për t’u lidhur me Kamzën, dhe më në fund, nga ato lidhjet e improvizuara në Babrru, sot bëhemi njësh me Kamzën – të dyja bashkitë tona janë 50% e popullsisë së vendit dhe 50% e ekonomisë së vendit – tani lidhen edhe me infrastrukturë modern. Nga një periferi, nga një xhep, nga një zonë e degraduar, Bregu i Lumit dhe lagjja ku jemi sot, do të jetë porta hyrëse nga veriu për qytetin e Tiranës. Jo një xhep, por porta hyrëse e qytetit tonë!”, nënvizoi Veliaj.

Lagjja e re “5 Maji” do të kthehet në një qendër të re urbane me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe. “Kur dikush thoshte – ç’bëni shkolla dhe qendra sociale tek “Bregu i Lumit”? Sot e ka përgjigjen, sepse do ketë jetë, do rehabilitohet edhe imazhi i keq, thuajse degradues, do të jetë një nga lagjet më ikonë, më të bukura dhe më të lakmuara të qytetit tonë. Sot e kam zemrën plot me mirënjohje për Edin të parin, i cili pati vizionin, pati besimin, pati këmbënguljen që ne t’i hynim kësaj pune, të mos kopjonim të tjerët kur vjen puna tek kreditë e buta apo një bonus qiraje, derisa familjet të sistemohen vet, por vendosi që të gjitha të bëhen 100% nga shteti për qytetarët e këtij shteti, për nevojat e këtij shteti dhe për të ardhmen e këtij vendi. Edi, të falënderoj shumë që ke mbështetur Bashkinë e Tiranës”, tha Veliaj.

Next Post
“I bllokova thirrjet”/ Beniada tregon debatin e ashpër me babanë e saj

"I bllokova thirrjet"/ Beniada tregon debatin e ashpër me babanë e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In