• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Modernizmi i FA, baza ajrore e Farkës me sistem të ri sigurie

by A R
24/01/2017 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte sot në Bazën Ajrore të Farkës për të parë nga afër investimet e kryera aty përgjatë dy viteve të fundit.

E shoqëruar nga komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj dhe komandanti i Bazës Ajrore të Farkës kolonel Kuto Hasanaj, ministrja Kodheli u njoh me përmirësimet e kryera në infrastrukturën e kësaj baze, ku nuk ishte investuar që prej 25 vjetësh.

Me investimet e reja, Baza Ajrore e Farkës ka tashmë një sistem të ri sigurie duke nisur që nga rrethimi i jashtëm, ndriçimi, e deri te sistemi i mbikëqyrjes 24 orë me kamera. Gjithashtu është rikonstruktuar objekti i klasave të pilotëve, si dhe mensa e tyre. Pjesë e këtij investimi janë edhe depot e reja të magazinimit të karburantit, të cilat janë të standardeve të NATO-s dhe më të sigurtat në Shqipëri. Pas këtyre investimeve, depot e reja në Bazën Ajrore të Farkës, garantojnë karburant për rreth 6 muaj jo vetëm për helikopterët e Forcës Ajrore, por edhe për ata të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë.

Ministrja Kodheli u shpreh e kënaqur për punën e kryer aty dhe tha se efektivët e Forcës Ajrore do të vijojnë të jenë në vëmendjen e saj të veçantë, puna e të cilëve siç tha ajo, i jep më shumë vlerë investimeve aty. ”Ky investim do të mbetej i vdekur dhe do të vazhdojë të mbetet i vdekur nëse puna juaj e gjallë, heroike, vetëmohuese, e sakrificës nuk do t’i bashkohej këtij investimi dhe të jetë në funksion të tij.”- theksoi ministrja Kodheli, e cila përfitoi nga rasti të falenderojë edhe në emër të kryeministrit, pilotët dhe teknikët e kësaj baze, për angazhimin e tyre më të fundit gjatë përballimit të situatës së krijuar nga reshjet e borës. “Falenderimi më i veçantë ju takon ju për gjithë heroizmat që keni bërë, për të gjithë devotshmërinë që tregoni, guximin që tregoni në shërbim të njerëzve dhe qytetarëve. Jeni realisht heronjtë e ditëve tona ndaj unë ju falenderoj dhe jam mirënjohëse jo vetëm si ministër i Mbrojtjes, por edhe si qytetare e thjeshtë e këtij vendi. Ju falenderoj nga zemra dhe në emër të gjithkujt që ju i keni shërbyer dhe mbase nuk i keni marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë falenderimet. Padyshim që një falenderim i veçantë vjen, megjithëse ka ditur ta bëjë në forma të ndryshme, nga kryeministri i vendit, i cili ka pasur një vëmendje të veçantë sidomos në ditët e vështira që ka kaluar Shqipëria me gjithë reshjet e dëborës, përmbytjet apo situatat e një rrezikshmërie të lartë që kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve”,- iu drejtua ministrja Kodheli, pilotëve.

Punimet në Bazën Ajrore të Farkës të cilat kanë filluar në dhjetor të vitit 2015 dhe pritet të përfundojnë brenda një kohe shumë të shkurtër, janë një investim prej rreth 1,1 milion eurosh i buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes./a.m.

Next Post
Çamëria/ Sherr në politikën greke, Kotzias: Vumë “vijat” e kuqe, deputetja e “Demokracia e Re” hapi çështjen

Greqia kërcënon sërish me veto, Kotzias: Mos luani me nacionalizmin nëse doni BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës merr nën akuzë 35 persona të dyshuar!

Sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës merr nën akuzë 35 persona të dyshuar!

September 4, 2026
Ministri Gonxhja: Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, rikthim i një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore

Ministri Gonxhja: Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, rikthim i një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore

September 4, 2026
Rruga Elbasan-Rrogozhinë, kryeministri Rama: Vijon puna në të 6 fazat e para të projektit! Realizimi fizik ka arritur në 87%

Rruga Elbasan-Rrogozhinë, kryeministri Rama: Vijon puna në të 6 fazat e para të projektit! Realizimi fizik ka arritur në 87%

September 4, 2026
“Reuters”: Gjurmuesit e reklamave mund t’i kenë zbuluar Teheranit pozicionet e trupave amerikane!

“Reuters”: Gjurmuesit e reklamave mund t’i kenë zbuluar Teheranit pozicionet e trupave amerikane!

September 4, 2026
Kos anulon vizitën në Serbi, Byrne: Varrimi shtetëror për Mlladiçin, e papranueshme për BE-në!

Kos anulon vizitën në Serbi, Byrne: Varrimi shtetëror për Mlladiçin, e papranueshme për BE-në!

September 4, 2026
Përplasja e dy biznesmenëve në Vlorë, Lamallari: Policia reagoi menjëherë, autorët do të dalin para drejtësisë! Hita: Po verifikohen pretendimet (VIDEO)

Përplasja e dy biznesmenëve në Vlorë, Lamallari: Policia reagoi menjëherë, autorët do të dalin para drejtësisë! Hita: Po verifikohen pretendimet (VIDEO)

September 4, 2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Pavarësia e gjyqësorit është një prej parimeve bazë të shtetit të së drejtës

Magjistratët ultimatum Qeverisë për pagat: Keni afat deri në orën 16:00 për ta zgjidhur!

September 4, 2026
Detajet e operacionit “Premtimi”, kush është ‘Zana’ që u zhvati qytetarëve në Tiranë mbi 100 mijë euro! Çfarë thotë Policia

Detajet e operacionit “Premtimi”, kush është ‘Zana’ që u zhvati qytetarëve në Tiranë mbi 100 mijë euro! Çfarë thotë Policia

September 4, 2026
Nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari në Himarë

Nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari në Himarë

September 4, 2026
Denoncimi: Si spiunohen studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile në Serbi

Denoncimi: Si spiunohen studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile në Serbi

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com