E lindur në Prizren, që dymbëdhjetë vite jeton dhe punon në Tiranë, fjala është për Alba Alishanin. Drejtuese emisionit politik “Debat me Alba Alishanin”, në një intervistë për ” Bota Sot” shpalos detaje nga puna e saj, sfidat dhe vështirësitë e të qenurit moderatore e debateve politike.
“Bota Sot”: 18 vite moderatore, janë shumë?
Alba Alishani: Janë 18 vite të pandjeshme si koncept kohë. . Madje u detyrova t’i rinumëroj për saktësi kur ju ma kujtuat shifrën!
Por janë 18 vite pasion, punë dhe përkushtim!
Nëse do t’ju thosha lineare, nuk do të isha e sinqertë. Kurba profesionale ndër vite për mua, ka qenë e lëvizshme por jo inkoherente. . dhe më këtë nënkuptoj që për fat të mirë ka njohur mundin , që të shtrirë në kohë, më është përkthyer në rezultat!
“Bota Sot”: Sa është e vështirë të moderoni një emision politikë nga një grua, mes tensioneve që prodhon vet natyra e debatit?
Alba Alishani: Nuk e kam konsideruar asnjëherë elementin e temë qenit Grua/Femër, domethënës aq sa për të kondicinuar negativisht ecurinë profesionale! Komponenti gjinor per mua ka qen dhe duhet parimisht të jetë i paqenësishëm, në produktin që kërkojmë dhe objektivin që kemi!
Për të qenë korrekte deri në fund. . ndoshta, kur ia nënshtroj analizës, hamendësoj që mund të jem investuar në një drejtim: që në tryezat e Debatit, kudo, jo vetëm në atë “tryezën time”, të më konsiderohet dhe të peshoj fjala dhe jo pamja e gjinia! Uroj t’ ia kem dalë. .
“Bota Sot”: Duke qenë grua, për më tepër edhe e bukur, a paragjykohet në mentalitetin tonë një femër apo kjo ka edhe avantazhet e veta në të bërit të debatit tuaj “Debat me Alba Alishani”?
Alba Alishani: Në fakt pyetja e dytë është vijimësi në shtjellimin e kësaj. E ndërgjegjshme jam që bukuria shton misterin e kuriozitetin. Por, siç shkruan me të drejtë Oscar Wilde ” bukuria zgjatë vetëm pesë minuta, nëse nuk ka diçka tjetër që e mban këtë kuriozitet”.
E mbi këtë aksiomë, unë kam gjykuar gjithmonë rreptësishtë me veten: që bukuria jo vetem që nuk duhet të jetë kryefjale por duhet të zhvendoset në vend të dytë e tretë madje, pasi të kesh hapur gojën.
E çuditshme mund të tingëllojë por kur me vënë epitete, mbiemra, vlerësime e kritika, jam shume e interesuar që bukuria mos të jetë pjesë e listës ose të paktën, mos të qëndroj në krye te saj!
Pra, të llogarisësh në bukurinë si instrument është jetëshkurtër dhe kjo nuk ka qenë formula që kam preferuar për veten!
“Bota Sot”: A mund të veçoni ndonjë nga intervistat tuaja gjatë debatit, për arsyet që mund të na e thoni apo edhe jo ?
Alba Alishani: Duke qenë se natyra e Debatit që zhvilloj është kryesisht e karakterit politik, atë imponon agjenda . . edhe produkti që “vjelim” është i përngjashëm me politik bërjen-i llogorizuar! Me këtë nënkuptoj kryesisht “varfërinë” gjenerale për të bërë diferencën në ide, mendim e impresion!
Pasuri mendimi e sinjifikim vlerë. . nga ato soj “bisedash” që del nga dera me mesazh edhe shtrëngimi i duarve nga një ndershmëri ndër-njerëzore që nuk duhet ta vesh në pikëpyetje!
“Bota Sot”: Më thoni sinqerisht, a është sot e lirë një moderatore të jetë e pavarur gjatë zhvillimit tw debatit, apo duhet të ndjek politikat e pronarëve të televizioneve?
Alba Alishani: Mund të tingëllojë “subjekt për tu paragjykuar” por jo. Këtë element unë e konsideroj fatin e madje luksin më të madh për televizionin ku punoj e kontribuoj që nga dita e themelimit të tij/A2Cnn, sa herë më pyesin për pavarësinë!
Në realitetin e ditëve tona mund të jetë gati e pabesueshme ideja por drejtimi dhe menaxhimi i Strukturëd televizive ka 0 trysni dhe influencë a/profesionale në punën që bën stafi i “Debat nga Alba Alishani” çdo darkë. Di t’ju them që në 5 vite në këtë institucion, nuk jam kritikuar për asnjë temë, asnjë pyetje, asnjë të ftuar që është ulur në atë tryezë!
“Bota Sot”: A i ndiqni debatet në Kosovë, dhe çmendim keni si zhvillohen, ka ngecje apo ?
Alba Alishani: Për shkak të kohës fizike nuk jam e përgjegjshme plotësisht të them që jam një ndjekëse e denjë e Debateve në Kosovë, por kjo nuk nënkupton qe nuk kam qenë e interesuar në këtë drejtim. . është vendi im!
Në impresionin e përgjithshëm di të them që natyra e debateve që zhvillohen kanë sens më të lartë natyraliteti në Kosovë!
Kam një kritikë të përhershme të cilën e them dhe bëj kudo pa kursyer, ndonëse kam parë reflektim e përmirësim në këtë drejtim dhe është mos përdorimi i gjuhës standarde minimalisht , për të respektuar ekranin dhe komunikimin publik e njëkohshëm edhe për të kryer një nga misionet e pushtetit të katërt: Kultivim e Edukim!
“Bota Sot”: Në vitin 2024, cilat janë planet tuaja, a do e shohim Albën përsëri tek Debati apo diku tjetër?
Alba Alishani: Është herët dhe nuk kam PSE-në për të ndërruar as Drejtim dhe as Destinacion.
Debati në vetvete është një krijesë që është ngritur me ndershmëri dhe përkushtim dhe do të doja t’i jepja jetë të gjatë dhe dinjitetshëm!
Është për tu uruar.
Pa diskutim.
I sugjerojmë të heqë nga vetvehtja, ndikimin SALBER-ishshsh….., sepse e frenon në gjykim dhe reflektohet nga llogjika e këmbëve përpjetë për çdo fenomen, në analizën faktike, reale dhe perspektive të temave që diskuton në studio, e shoqeruar nga cektesia në formim, rrjedhojë e mungesës së lëçiturit libra në shqip apo të huaj, mbasi jo çdo gjë të ofron kompjuteri.
Gjithsesi, urime për lukun dhe përshtatjen me ambientin ku jeton e punon.
Gëzuar 2024