Modelja serbe: Rama më tha se Serbia do të fitojë 2:1
Vetëm pak orë para ndeshjes Shqipëri- Serbi një modele serbe ka “marrë vesh” rezultatin. Natasha Saviaj thotë për “Kurir” se rezultatin e ndeshjes ia tha kryeministri shqiptar Edi Rama.
“Unë jam marrë vesh me Edi Ramën për rezultatin e saktë. Serbia do të fitojë me rezultat 2:1” – tha Savija për “Kurir”.
Ajo theksoi se, këtë herë nuk ka asnjë “shpërblim” për futbollistët serbë nëse fitojnë, por ka vetëm zemrën me Kombëtaren.