• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modeli i shëmtuar i paneleve televizive në Shqipëri dhe akuzave që s’merret askush më to

by Java News
16/10/2020 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka një standard tejet të dyfishtë mediatik në lidhje me ato që quhen akuza, por që shumicën e tasteve përbëjnë sulme të politikës ndaj palëve, e që pas një kohe shkrihen si kripa në ujë e nuk merret askush më të.

Shembulli për të matur këtë sjellje të paneleve televizive mund të merren dy nga emisionet e mbrëmshme të darkës.

Tek Fevziu ishte Edi Rama, ku kryesisht u diskutua mbi akuzat për impiantet e përpunimit të mbeturinave, ndërsa tek Eni Vasili po diskutohej për dekoratat e presidentit Ilir Meta.

Në rastin e Ramës, pati një show agresiv mes palësh, ku përgjithësisht, akuzatorët e kryeministrit, duke renditur Shkullakun, Rakipllarin, apo edhe Lulzim Bashën, me ndihmën e helmuar të Berishës, patën argumente, letra e qasje krejtësisht të ngjashme, pasi kanë ardhur nga një burim, e që është Partia Demokratike.

Këtyre akuzave, Edi Rama ju përball me duel të ashpër, duke sjellë jo vetëm argumentet për t’i hedhur poshtë, por edhe kundër-akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës.

Çështja është se mbi këtë çështje, pra ndërtimin e tre impianteve të përpunimit të mbeturinave në Tiranë, Elbasan dhe Fier, ka pasur vetëm një shkrim të hollësishëm nga ana e BIRN, si burim jashtë politik.

Pra ka atë që klasikisht quhet si një hulumtim i medias, i cili do të duhet të analizohej duke pasur përballë kryeministrin, për të shteruar sa më shumë dilemat dhe pikëpyetjet që shtrohen në shkrimin në fjalë, për të mbërritur sa më afër një panorame më shteruese për çështjen.

Opozita nuk ka dilema, ajo mendon se ka vjedhje, grabitje, monopol etj, etj.

Nëse opozita nuk ka dilema, ka dy rrugë të cilat mund të jenë edhe paralele, se ndihmojnë njëra- tjetrën; duke i çuar të gjitha “dokumentet” dhe dyshimet në Prokurori, dhe njëkohësisht duke i ofruar medias mundësi që ta investigojnë çështjen.

Dhe investigimi në radhë të parë bëhet duke shkuar në vendngjarje, pra në impiantet përkatëse, t’i hetojnë, filmojnë e marrin edhe qëndrimin e aktorëve përkatës që merren me përpunimin e mbetjeve.

Duke i nxjerrë para kamerave kush janë protagonistët, menaxherët, drejtuesit dhe pronarët.

Është gjëja më e thjeshtë e mundshme; nuk e kanë bërë, por thjesht marrin akuzat e opozitës të gatshme, ja servirin Ramës që e kanë në studio jo si pyetje, por si akuzë dhe përleshen me të, duke e vënë veten në lëkurën e aktorëve politikë.

Në këtë rast nuk janë gazetarë dhe nuk i shërbejnë fare opinionit public, që pret një mendim të tretë sa më të balancuar, që jep të dyja anët e një medaljeje.

Rasti i dytë; emisioni i Eni Vasilit. Media shqiptare: TemA dhe Shqiptarja.com, kanë publikuar disa shkrime hulumtuese në lidhje me dhënien e shtetësisë nga ana e presidentit Ilir Meta, duke shkelur ligjin dhe duke i shërbyer një klientele të tij; politike, tribale apo edhe përfituese.

Këtë argument, Vasili jo vetëm që nuk e prek, por e ka “Mollë të Ndaluar”, dhe në momentin që analisti Frrok Çupi e risjell në emision, si një shqetësim i opinionit publik, merr një qëndrim të prerë nga Eni Vasili, që ajo nuk mendon se presidenti kishte shkelur rregullat.

Po mirë, nga e di Eni Vasili? Ka bërë investigim? Po pse s’e bën, kur mundësitë edhe i ka të shumta për ta bërë?

Por ajo që ndodhi mbrëmë nuk është asgjë tjetër veçse një fotokopje e shëmtuar e një modeli të tmerrshëm në gjithë këto vite. E mbani mend Babalen?!

E mbani mend që edhe Fevziu, por edhe Eni Vasili e të tjerë, e nxirrnin në emisionet e tyre si fakt qënien e personit që fliste me Babalen, se ishte vëllai i Fatmir Xhafajt. E që rezultoi që nuk ishte dhe e gjitha ishte një rreng, një skenar i përgatitur nga Ervin Saljanji me shokë, i cili u dënua nga Gjykata.

Kërkuan ndjesë këto televizione? Asnjëherë! Jo për politikën, por thjesht për respekt të një integriteti profesional.

E pastaj thonë pse ka rënë kaq poshtë gazetaria në Shqipëri…./ TemA

Next Post
Rastet e reja në Fier/ Mes të prekurve me COVID edhe një biznesmen, vatër e re në Patos. Nis dezinfektimi masiv

Fieri kthehet në vatër virusi/ 34 të infektuar mes tyre policë, mjekë dhe mësues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In