• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modeli i politikanit dhe politikani model!

by Denis Dyrnjaja
02/05/2022 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Denis Dyrnjaja

Nuk është lojë fjalësh ky titull. Mora shkas nga zhvillimet e fundit në PD. Pak ditë më parë në një prej takimeve të mia televizive po intervistoja Astrit Patozin. Dhe tani që kemi parasysh emrin dhe personin mund të bëjmë një lidhje mes titullit dhe atij. Astrit Patozi mund të mos jetë politikani model, por mund të thuhet me plot gojën se është modeli i politikanit që duhet. Ai u largua nga PD pasi ndjeu se rrugët e mendimit ndryshe, konformizmi dhe shërbëtorizmi i shndërruar në servilizëm të pështirë nuk i shkonin për shtat atij. Nuk e njoh nga afër Astritin, por mund ta ketë edhe kompleks karakterial nënshtrimin ose “puthadorjen politike”. Ndaj ndjerë në një kënetë të mbushur plot me shtyllëkurrizorë të thyer ai vendosi të lërë pas kangjellat e SHQUP-it, për të nisur një rrugëtim vetmitar politik rreth 5 vite më parë. Bashkë me disa individë që mendonin si ai, themeloi Bindjen Demokratike një formacion politik modest. Garoi në zgjedhjet lokale të vitit 2019 por nuk ja doli të linte gjurmë politike. Kohës së shkurtër për t’u përgatitur për zgjedhje, mungesës së strukturave dhe organizmit të duhur iu bashkëngjit edhe një fushatë e fortë, e ashpër, shpesh edhe denigruese dhe e personalizuar, që vinte nga PD e cila asokohe drejtohej nga Lulzim Basha, por me mbështetjen e palimituar dhe të bekuar nga Sali Berisha. Patozi e kishte film të parë këtë edhe me kolegë të tij të mëparshëm. Ndoshta ishte momenti të kuptonte e të reflektonte në fajësinë e heshtjes së tij të mëhershme, kur “armiqtë e fshehtë” brenda partisë linçoheshin e damkoseshin publikisht si bashkëpunëtorë të Ramës dhe të financuar nga pushteti i tij. Broçkulla të rëndomta të gjitha. Patozi kuptoi ndoshta se kishte kaluar në PD një periudhë sa të bukur aq edhe të shëmtuar politike, ku çdo individ që mendonte ndryshe ose shprehej ndryshe duhej kryqëzuar dhe abandonuar. Por një natyrë e qetë dhe me një vetëpërmbajtje të admirueshme, ai nuk u panikua nga vetmia politike. Përkundrazi e pa atë si shpëtim në një ajër të pakontaminuar politik. Patozi zgjodhi të çlironte veten dhe mendimet nga pengmarrja e detyrueshme e burgut politik që e kishte mbajtur brenda për vite me rradhe pa kuptuar se ishte një i burgosur politik me vullnetin e tij brenda një formacioni që mendohej se kishte formë, ide dhe që kishte në themel rendin demokratik. Rrugëtimi i pazëshëm i partizës së tij të re, nuk ishte i tillë për vetë Patozin. Me një maturi të temperuar, nuhatje të fortë dhe objektivitet gjykimi të ftohtë, ai ishte shpesh madje dhe shumë hapa para në prognozën e asaj që do t’i ndodhte PD dhe në përgjithësi asaj që pritej të ndodhte në arenën politike. Sa më shumë të vërteta e paralajmërime bënte në media, aq më shumë partia mëmë e sulmonte. Mëma që masakron birin e saj politik që konsiderohej tanimë tradhëtar, është në fakt tipike mendësi staliniste. Kujdes, kjo mendësi ka shoqëruar për një kohë të gjatë këtë parti që lindi pikërisht me motivin dhe qëllimin për të rrëzuar mendësinë srtaliniste, por në fakt veproi me të njëjtën formë. Shumë koka bijsh e bijash politike “u prenë” , me bekimin e heshtur të Berishës dhe buzëqeshjen vrastare të Bashës ndër vite. Kohët ndryshuan. Edhe vetë beniami i partisë staliniste tradhëtoi dhe do t’i nënshtrohej inkuizicionit të paraardhësve. Do të shpallej i paaftë se i tillë ishte në fakt, por u shpall edhe armik i rrezikshëm që minoi aspiratat e partisë. Ndërsa dhe Basha I shkoi pas fatit të vet, promotori i këtyre kokëprerjeve nuk shfaqet asnjëherë, ai është gjithnjë i padukshëm madje shfaqet edhe si shpëtimtari. Dhe shpëtimtari nuk zhgënjeu dhe nuk doli jashtë parashikimit. U rishfaq. Filloi të faturonte fajet te benianimi dhe shërbyesi i vet i radhës të cilit i preu kokën pas besprerjes së 9 shtatorit kur ai bëri distancimin dhe përjashtimin e atit dhe sponsorit e mentorit të tij politik. Dhe kështu nisi cikli i rikthimit në pikën zero. Berisha sërish në krye të bunkerit politik nga i cili flitet dhe promovohet pluralizmi, por në fakt mishërohet stalinizmi. Sindroma e Stokholmit funksionoi sërish. Viktimat adhurojnë persekutorin. Pasi i përbalti, denigroi, akuzoi e poshtëroi përmes falangave të tij shërbyese, i përzuri apo përjashtoi nga partia, persekutori hapi krahët e tij dhe dyert e partisë për rikthimin e viktimatlve të tij politike. Kjo është një histori pa histori. Të gjithë u rikthyen

Madje i rikthyen edhe duke ngazëllyer e mallëngjyer. Askush nuk i kërkoi llogari udhëheqësit legjendar, edhe pse u bënë 4 kongrese përse ndodhi kjo që ndodhi e përse mbajti në kreu të partisë një merhum të paaftë që e përdori si mashë sa herë i duhej. Ai kërkoi një falje për të larë gojën dhe ata e pranuan dhe sigurisht u qetësuan. Gjithçka kishte ndodhur u harrua. Si pak kush dallimin e bëri Astrit Patozi. Në fakt mendoja se edhe do bënte si shumë të tjerë. Fundi fundit një mandat deputeti një funksion në parti nuk është keq. Kalohet mirë dita dhe politika. Por Astriti zhgënjeu për mirë pritshmëritë e mia dhe shumë të tjerëve që menduan se dhe ai do mbathte këpucët e do mbante frymën në kongresin e 30 prillit për t’u përqafuar e dukur andej hollleve të pallatit të kongreseve ku delegatët i luste grupi drejtues të rrinin në sallë. Ata s’kishin ardhur për kongres, por për t’u dukur. Ç’punë kanë ata me kongresin. Ata kanë punë me udhëheqësin. Ai i di të gjitha. Po kjo është një temë më vete. Të kthehemi te Astriti. Ai nuk ishte si këta që sapo përshkrova. Ndoshta ka qenë por e rëndësishme është që ka kuptuar si nuk duhet të jetë. Këtë herë ai u duk se ishte i vetmi. Ai mbeti koherent në qëndrime dhe nuk u miklua nga e ardhmja e begatë që priste tanimë PD. Ftesës për të riparë edhe një herë filmin e stërparë me regji të Berishës, Astrit Patozi iu përgjigj me refuzim. Nuk jam në kërkim të një partie. Kjo ishte pak a shumë përgjigjja e tij, e cila ka një peshë të rëndë, shumë të rëndë. Ka peshën e dinjitetit, karakterit dhe koherencës. Ky gjest është referencë e fortë dhe dalluese. Modelin ja ku e kemi, të refuzosh konformizmin, lepirjen dhe servilizmin. Për kaq pak ka nevojë kjo shoqëri për modelin politik, jo për politikanin model. Ai nuk ekziston, ndaj më mirë të përpiqemi të krijojmë modelin politik sesa politikanin model, atë zor se do ta kemi ndonjëherë!

Next Post
Zbulohet draft-dokumenti me planet ruse për rajonet e pushtuara ukrainase/ Ja çfarë mund të ndodhë

Zbulohet draft-dokumenti me planet ruse për rajonet e pushtuara ukrainase/ Ja çfarë mund të ndodhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
“Ta mbash me shëndet”, Sula i premton Ramës përkushtim 24 orë si Kryeinspektor i Përgjithshëm

“Ta mbash me shëndet”, Sula i premton Ramës përkushtim 24 orë si Kryeinspektor i Përgjithshëm

February 13, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In