• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modeli Beleri, si armik i çështjes helene në Shqipëri

by Mero Baze
09/05/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka shumë debate këto ditë për Himarën por jo në Himarë. Kryesisht në shtypin grek atë shqiptar dhe jashtë Himarës. E gjitha ka të bëj me rishfaqjen e tezave nacionaliste të kandidatit ekstremist grek të Partisë Berisha-Meta, Fredi Beleri.

Në të vërtet nuk janë as teza, por thjeshtë gjëra që befas u kujtojnë njerëzve sikur u flet pala armike. Ana komike e çështjes është se ai përfaqëson mes të tjerash koalicionin sovranist Berisha Meta që po luftojnë kundër ndikimit perëndimor në Shqipëri, kundër ndikimit amerikan dhe të Bashkimit Evropian dhe kanë vënë në krye dikë që flet në emër të silogjeve të mykura greke që nuk kanë lidhje as me politikën zyrtare greke.

Identiteti historik I pakicës greke në Shqipëri është bashkëjetesa pa mëdyshje me shqiptarët. Dhe kjo nuk është folklor, është histori reale.

Me pakicën greke në Dropull në Finiq, por dhe me ata që ndjehen grek në Himarë, shqiptarët kurrë nuk I ka ndarë asgjë. Kanë pasur fate të përbashkëta, halle të përbashkëta dhe I kanë zgjidhur gjërat bashkë sa herë ka qenë nevoja për ndryshim.

Profili I Fredi Belerit si nacionlist I vjetërsuar grek, që kërkon të fitoj në Himarë në emër të “sovranistëve” shqiptarë, me teza përçarëse, në të vërtet është profili I armikut real të çështjes greke në Shqipëri.

Çëhstjen greke në Shqipëri,  e kanë hedhur në erë pikërisht ekstremist të tillë. Dhe e kanë hedhur ne erë duke humbur përfaqësimin politik të grekëve në Shqipëri.

Në fillim e humbën përfaqësimin e pakicës greke në parlamentin e Shqipërisë duke u përçarë me njëri tjetrin kush ishte më nacionalist, dhe ua mori elektoratin Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Tani ky fenomen është shtrirë dhe në tre bashkitë ku pakica greke synon të fitoj. Në të tre bashkitë kandidatët që kanë shanse janë ata që janë në aleancë me Partinë Socialiste . Por edhe kandidatët kundërshtarë me shanse janë ata që kanë aleancë me opozitën Berisha Meta. Pra e kanë humbur fuqinë të kandidojnë të vetëm dhe të fitojnë të vetëm pa partitë shqiptare.

Gara më e drejt është në Bashkinë e Finiqit, ku Romeo Cakuli kandidon nga MEGA I mbështetur nga socialistët, Leonidha Kristo kandidpn nga PBDNJ, I mbështetur nga Berisha Meta dhe Leonidha Papa kandidon nga Partia Demokratike zyrtare.

Shanset e qarta deri tani I ka Romeo Cakuli I MEGA që mbështetet nga socialistet, pikërisht për shkak të identitetit bashkëjetues që kanë grekët e Finit dhe Vurgut në tërësi me shqiptarët. Por dhe dy kandidatët e tjerë janë në garë pikërisht pse mbështeten nga parti shqiptare.

Në Dropull gara ngjan e mbyllur për Dhimiter Tolin, kandidatin e socialistëve, ndërsa kandidati I PBDNj I mbështetur nga Berisha Meta është me shpresën e ardhjes së emigrantëve për votime.
Por të gjithë këta janë kandidat normal që flasin për bashkëjetesë dhe garojnë për të fituar tu hyjnë në zemër grekëve të Shqipërisë .

I vetmi që shpreson se mund të fitoj duke u shpallur luftë shqiptarëve është Fredi Beleri në Himarë, që po e përsëris mbështetet nga “sovranistët shqiptarë” dhe nacioalistë grekë. Dhe sikur të duash ta dëmtosh më shumë çështjen greke në Shqipëri se sa ky nuk e bën dot asnjë nacionalist shqiptar. Beleroi është produkt i martesës së sovranistëve shqiptarë me nacionalistët grek, që ka lindur me datë skadence të kaluar para se të lindte. Ai u duhet vetëm atyre që nuk duan ti lënë grekët e Shqipërisë pa përfaqësim politik, por ti komandojnë shqiptaret e partive te mëdha.

Next Post
Mediu në gjykim për Gërdecin, ai bën fushatë në Kamëz. Celibashi rri e vështron! Kjo është Shqipëria 2023!

Mediu në gjykim për Gërdecin, ai bën fushatë në Kamëz. Celibashi rri e vështron! Kjo është Shqipëria 2023!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

February 24, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

February 24, 2026
Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

February 24, 2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

February 24, 2026
Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

February 24, 2026
Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In