Fotografi shqiptar Sonny K. Elson ka realizuar një fotosesion ndryshe.
Të pa kuruara dhe vetëm me peshqir, modelet shqiptare kanë pozuar para aparatit të fotografit të njohur për setin e quajtur “White Love”.
Për Telegrafin Sonny tha se kjo ide nisi rastësisht dhe fotografitë janë të realizuara në periudha të ndryshme.
“Ideja për “White Love” lindi krejt rastësisht kur vura re se një numër i madh i modeleve që kanë pozuar për mua, momentet më të bukura ishin ato gjatë përgatitjes për foto, kur ishin pa grim dhe vetëm me peshqir”
“Adhuroj bardhësinë, atë të shpirtit dhe në këto foto bardh e zi duket sikur në një çast kanë kapur shpirtin e tyre dhe dashurinë që ato kanë për fotografinë”, tha Sonny duke treguar se frymëzimi ishte edhe nga yjet botërore, të cilat sipas tij ishin më të thjeshta dikur.
Për këtë set kanë pozuar diku rreth 40 modele shqiptare. /Telegrafi/