• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Modelet e investimeve jashtë buxhetore‎”, Ekonomi: Projekti i jep shtysë rritjes ekonomike

by A R
23/12/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi me temë: “Modelet e investimeve jashtë buxhetore: Partneriteti Publik Privat”. Ky aktivitet përkon me dy vjetorin e krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko.
Ministrja Ekonomi tha në fjalën e saj se tashmë rritja ekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme dhe bashkëpunimi mes qeverisë dhe biznesit ka hyrë në një fazë të re, ku edhe ndryshimet që bëhen në legjislacionin fiskal vijnë si rezultat i komunikimit të shtuar mes biznesit dhe qeverisë. Në Shqipëri, tha Ministrja, ka shumë mundësi në përmirësimin e shërbimeve publike, si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, por edhe në sektorin e turizmit, si një sektor nxitës i zhvillimit ekonomik të vendit. Ministrja tha se ndryshimet në ligjin për partneritetin publik privat zgjeruan hapësirën ku mund të zbatohen projektet PPP dhe më e rëndësishme, shuma për projektet PPP nuk duhet tejkalojë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës buxhetor.
Ministrja bëri me dije se në muajin janar të vitit 2017 qeveria do të lançojë projektin “One Billion Project Financing”, i cili është i orientuar kryesisht drejt infrastrukturës, shëndetësisë, edukimit dhe turizmit, ku partnerët kryesorë në realizimin e këtij projekti do të jenë padyshim bankat, kur projektet që do të financohet duhet të jenë serioze dhe të mbartin me vete sa më pak risk në momentin që ato zbatohen. “Qeveria e Shqipërisë e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë projekt sepse ky mund t’i japë rritjes ekonomike një frymë të re dhe padyshim mund të rrisë dhe perspektivën që ka Shqipëria për tu zhvilluar dhe performuar më mirë, si dhe për të plotësuar më mirë nevojat e popullatës”, tha Ekonomi.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko pohoi se interesi për projektet të partneritetit publik privat në Shqipëri ka ardhur në rritje, si për projekte thelbësore në infrastrukturë ashtu dhe për përmirësimin e shërbimeve publike në përgjithësi. Përdorimi i PPP, tha Sejko; mund të rezultojë i dobishëm për sigurimin e mjeteve të domosdoshme financiare për përmirësimin e infrastrukturës, për rritjen e ekspertizës dhe efektivitetit në administrimin e shërbimeve publike, si dhe për sigurimin e një procesi të qëndrueshëm përafrues me partnerët më të zhvilluar. “Këto bëhen dhe me relevante kur financat publike janë të kufizuara nga niveli i lartë i borxhit publik apo e mbingarkuar nga prioritete konkurruese”, tha Guvernatori.
Në vijim të fjalës së tij, Sejko tha se qeveria  duhet të adresojë sa më mirë kostot dhe përfitimet në rastet e partneritetit publik privat, projekte që, në kushtet e Shqipërisë, jo vetëm do të lehtësojnë kushtet e financimit për projektet e reja, por do të bëjnë të mundur që qeveria të përfitojë nga ekspertiza e sektorit privat.
Nga ana e tij, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi Seyhan Pencabligil vlerësoi modelin e ngritur nga qeveria shqiptare për bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore dhe sektorit privat. Vazhdimi i këtij modeli, tha ai, do të nxisë më tej rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitet e ardhshme. Seyhan Pencabligil shprehu gatishmërinë për të dhënë ndihmën dhe suportin e nevojshëm për autoritetet shqiptare, në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe projekteve të partneritetit publik privat./a.m.

Next Post
Media del blof: Deklarata e Ibras për Messin nuk është e vërtetë

Media del blof: Deklarata e Ibras për Messin nuk është e vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

January 17, 2026
Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

January 17, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

January 17, 2026
U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

January 17, 2026
Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

January 17, 2026
Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

January 17, 2026
“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

January 17, 2026
Përmbytjet, Rama: Mbetjet, dëm i pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task-Forcë

Përmbytjet, Rama: Mbetjet, dëm i pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task-Forcë

January 17, 2026
“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In