• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Model, jo geto”/ Rama flet për planin e rindërtimit: Ja ku do të ndërtohen lagjet e reja në Tiranë dhe Durrës

by Java News
05/12/2019 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë, Edi Rama, nga mbledhja e qeverisë ka dhënë detaje lidhur me planin e rindërtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti tragjik me 51 viktima.

Duke lënë porosi të prera, për shembjen e banesave të shkatërruara dhe të tjerat që rrezikojnë, Rama ka theksuar se do të ndërtohen lagje të reja, nje në Durrës, tre në Tiranë dhe një në Laç.

Sa per afatet ai ka theksuar se brenda pranveres duhet te jene te hapura te gjitha kantieret e rindertimit, nderkohe qe ai ne Lac duhet te nis menjehere.

“Në Durrës do të bëjmë një lagje të re, do të jemi shumë të kujdesshëm në pikat ku janë krijuar hapësira për shkak të shembjeve, po të jenë hapësira që të shihen si potencial për zhvillimin e qytetit edhe me parqet e kujtesës për cfarë ndodhi, dhe me infrastrukturën sociale për cfarë ndodhi”- tha Rama.

Sipas Ramës, në Tiranë tanimë është e qartë se duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat. “Prishje e gjithë godinave problematike dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar gjithë ata njerëz që do të humbasin shtëpinë aty me parametra krejt të tjera. Një pikë të 5 maji, pranë lumit është një zonë ku ne mund të bëjmë spostime se pjesët më të prekura brenda qytetit janë kombinati dhe zona e njësisë 4, por mund të bëjmë spostime pa iu spostuar jetën në të njëjtën hapësirë gjeografike. Dhe një tjetër në ish Uzina e Autrotraktorëve, më e vogël, por e nevojshme”- tha Rama.

Kryeministri theksoi se “këto janë tre pikat që plotësojnë nevojat dhe krijojnë hapësirën për programin e rindërtimit me objektiv afatmesëm 10 mijë apartamente dhe afatshkurtër, 12-18 muaj, 5 mijë apartamente, pa llogaritur infrastrukturën”.

g.kosovari

Next Post
“Të dielën në Stamboll për konferencën e madhe të donatorëve”/ Rama: Qeveria e vendosur të financojë rindërtimin e banesave

"Të dielën në Stamboll për konferencën e madhe të donatorëve"/ Rama: Qeveria e vendosur të financojë rindërtimin e banesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com