• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mllefi 30 vjeçar s’duhet ta cenojë idenë për një Teatër të ri Kombëtar

by Java News
01/07/2018 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Jeton Neziraj*
Teatri Kombëtar i Shqipërisë, i tillë si është tani, është thuajse jo-funksional: i mungojnë kushtet elementare për punë. A mund të rinovohet ky që është tani dhe t’i ruhet arkitektura e jashtme? Them se po, por pyetja shtrohet, përse na duhet një rinovim i këtillë? Nga sa kam lexuar prej specialistëve të arkitekturës që kanë qenë të kyçur në debat, nuk bëhet fjalë për një godinë me vlera arkitektonike.
Por le të themi, bëhet fjalë për një godinë e cila ka vlera të tjera, memoriale e shpirtërore, sepse është si një kujtesë kolektive e një komuniteti artistësh që kanë vepruar e krijuar aty për mbi 50 vite. Dhe këto janë vlera që janë legjitime e që duhet të respektohen dhe të trajtohen me dashamirësi. Por, para se përmes kësaj godine jo-funksionale, kjo memorie shpirtërore kolektive mund të ruhet në forma të tjera, përmes, ta zëmë:
-një dokumentimi/fotografimi/filmimi të godinës aktuale dhe pastaj krijimin e një këndi në teatrin e ri, në të cilin do të mund të ekspozoheshin për gjeneratat e reja krejt këto materiale (video incizime, audio incizime, fotografi etj);
-përmes krijimit të një makete në miniaturë të teatrit aktual dhe e cila maketë mund të ekspozohet pastaj në hyrje ose diku në hollë të teatrit të ri;
– përmes incizimit të disa video e audio-intervistave me disa prej krye-protagonistëve kryesor të teatrit aktual, të themi, 10 video-intervista, e të cilat intervista pastaj do të ngeleshin si pjesë e arkivës digjitale të teatrit të ri dhe në dispozicion për publikun dhe gjeneratat e reja. Ta marrim si shembull: në njërën prej tyre, aktori Ndriçim Xhepa na rrëfen për kthinat e teatrit ekzistues, për skenën, për zhveshtoret, për dërrasat dhe gjithçka tjetër që ai mund ta konsiderojë si të rëndësishme për t’u rrëfyer dhe për t’ia transmetuar një publiku të ardhshëm;
– përmes ruajtjes së një pjese të fasadës/murit të jashtëm të teatrit ekzistues dhe përfshirjes së kësaj fasade/muri në ndërtimin e teatrit të ri;
Dhe natyrisht, duke digjitalizuar e ekspozuar në hollin e teatrit të ri fotografi, posterë, kostume, rekuizita e materiale tjera të rëndësishme nga shfaqjet kult të këtij teatri.
Dhe, së fundi, do të kërkoja që, brenda teatrit të ri, të krijohet një ‘arkivë e qasshme dhe publike’, në të cilën kureshtarët e ardhshëm, studiuesit dhe kushdo tjetër, do të mund të gjenin të arkivuar këtë ‘memorie kolektive’ të këtij teatri.
Teatri i ri duhet të ndërtohet mbi këtë trashëgimi shpirtërore të këtij teatri ekzistues i cili besoj se duhet të shembet. Debati aktual është zhvilluar përtej argumenteve pragmatike. Ai ka qenë, në të shumtën e herëve, debat në të cilin është derdhur mllefi mbi 30 vjeçar për gjendjen e mjerueshme të teatrit shqiptar në përgjithësi. Duke qenë kundër shembjes së teatrit aktual shumë nga artistët sikur kanë dashur t’u hakmerren këtyre mbi 30 viteve të mjerimit teatror në Shqipëri, dhe jo vetëm. Por kjo ‘hakmarrje’ s’duhet ta cenojë idenë për një teatër të ri kombëtar, të dinjiteshëm. Është më i mirë një teatër funksional në një truall më të vogël, sesa një teatër jo-funksional në një truall më të madh. Kur disa herë kemi sjellë shfaqjet tona në atë teatër, derisa aktorët luanin në skenë, nuk është se e kam pasur hallin e truallit mbrapa teatrit! Jo! Hallin e kam pasur tek ato digat e metalta që në çdo moment mund të binin mbi aktorët, hallin e kam pasur tek ajo skenë e shtrembëruar dhe tek ato kushte të mjerueshme që i kemi gjetur në atë teatër./
* Dramaturg, kritik arti
Drejtor i Qendrës Multimedia, Kosovë

Next Post
Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria, lehtësira për vizat e diplomat

Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria, lehtësira për vizat e diplomat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In