Pas Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, reagoi edhe Sekretari Amerikan i Shtetit për vendimin e Apelit të Hagës për të konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm të “kasapit të Bosnjes”, Ratko Mlladiç.
Blinken deklaroi se SHBA-ja do të vijojë të flasë për drejtësi. Sipas tij, kyu vendim garanton disi paqe për viktimat.
“Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës dënoi ish komandantin e ushtrisë serbe boshnjake, Ratko Mlladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sjell një farë paqeje për viktimat dhe të dashurit e tyre. SHBA do të vazhdojë të flasë për drejtësi dhe përgjegjësi.”
/a.r