Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në Bulqizë.
Policia raporton se nga ky aksident rrugor ka humbur jetën shtetasi me inicialet A.L, rreth 60 vjeç, që ishte pasagjer në automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit me inicialet M.B., 20-vjeç po transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore drejt Tiranës.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Qafë Bualli-Krastë, ku mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./a.m.