Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Fushë Krujë- Rinas, tek “Ura e Gjoles”.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një 32-vjeçar me iniciale A.B. 32 duke drejtuar mjetin tip Peugeot me targa DR 2345 F, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasoje janë aksidentuar pasagjerët në mjet, K.V. 22 vjeç dhe D.B. 21 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.