Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Blerim Velja, sot ka vlerësuar se vazhdimi i blerjes së armëve ruse nga Serbia rrezikon paqen në Ballkan.
Duke reaguar ndaj blerjes së raketave ruse, Velja tha se Serbia është kthyer në një “mjet në duart e Rusisë”.
“Vazhdimi i blerjes së armëve ruse nga (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq rrezikon gjithashtu paqen në rajonin tonë. “Ashtu si Bjellorusia, Serbia është një mjet rus për rivendosjen e sferave të ndikimit nga epoka e Luftës së Ftohtë kundër Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s,” tha ai.
Në llogarinë e tij në Tëitter, Velja ka deklaruar se blerje të tilla armësh duhet të sanksionohen.