• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeshtër Zhani Ciko dirigjon “UET Voices” në një koncert talentesh. Një himn dhe për Ukrainën

by Java News
30/05/2022 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Talente të rinj nga Universiteti Europian i Tiranës dhe emra të mëdhenj të muzikës klasike, u bënë bashkë në koncertin “Chopin& Friends”. Një nga ngjarjet më të mëdha kulturore që kurorëzon Tiranën si Metropoli Europian i Rinisë dhe rikthen publikun dhe duartrokitjet në salla 

Kur bota u mbyll brenda shtëpive, kërcënuar nga pandemia e koronavirusit, sallat e zbrazura të teatrove dhe mungesa e duartrokitjeve u druajt se do të ravijëzonte normalen e re, që parashikonte shfaqje online dhe publik në largësinë e ekranit…

Si ngadhënjim i artit mbi pandeminë erdhi eventi  në sallën koncertore të Katedrales Ortodokse, mbrëmjen e së mërkurës, ku studentët e Arteve të Aplikuara në Universitetin Europian të Tiranës, përmbushën një ëndërr, nga të parat e karrierës së tyre artistike që sapo ka zënë fill.

Koncerti “Chopin&Friends”, organizuar nga UET, Bashkia Tiranë dhe Shoqata “Frederik Shopen” Shqipëri, solli një buqetë zërash të rinj dhe emrash të njohur të muzikës klasike si Mariana Leka, Rudina Ciko  dhe dirigjentin e shquar, Zhani Ciko.

Figura që kanë dhënë kontribut të vyer në artin shqiptar dhe që vijojnë të ndajnë përvojën e tyre me studentë, si pedagogë të Departamentit të Arteve të Aplikuara, në Universitetin Europian të Tiranës.

Kjo ngjarje kulturore, e cila riktheu edhe njëherë shijen e performancave përballë një publiku të ngrohtë, në një sallë të mbushur me njerëz- pa harruar masat anti-Covid- erdhi në vazhdën e veprimtarive kulturore e sportive që organizohen në Tiranën e shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë, për vitin 2022.

Studentë të Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, në UET, artistë të shoqatës “Frederik Shopen”, si edhe me nxënësit dhe mësuesit të Liceut Artistik “Jordan Misja”, por edhe të Shkollës së Muzikës “Servete Maçi”, interpretuan pjesë nga fondi i artë i muzikës shqiptare dhe botërore.

Soprano, tenorë, balerinë solistë të Teatrit të Operas dhe Baletit, pianistë e violinistë, orkestër harqesh dhe formacion frymor…ishin disa nga ngjitjet në skenë në këtë koncert, për realizimin e të cilit u desh një punë e gjatë dhe intensive tre mujore.

Për koncertin punuan edhe dy sopranot e njohura, me një karrierë të gjatë në Teatrin e Operas dhe Baletit, si Edith Mihali dhe Shqipe Zani, të cilat janë edhe pedagoge të kantos në Universitetin Europian të Tiranës. Me themelimin e Departamentit të Arteve të Aplikuara, UET është shndërruar në një nyjë të rëndësishme të artit dhe kulturës shqipe, ku emrat e shquar që kanë lënë gjurmë  përcjellin përvojën tek brezat e rinj.

Ramazan Peku, pedagog i Violinës në UET, i cili përgatiti talentet e rinj për koncertin e mbrëmjes së të mërkurës, ka qenë spala e Orkestrës së TKOB-it për shumë vite. Po ashtu një tjetër emër i njohur nga Teatri i Operas dhe Baletit që i është bashkëngjitur Universitetit Europian të Tiranës në Mësimdhënie është primabalerina Adela Muçollari. Por jo vetëm pedagogë. Edhe studentë të UET, si Xhulio Muçollari dhe Sabina Makleka janë pjesë e trupës së baletit në TKOB. Po ashtu pjesë e stafit akademik të UET janë pianistet Rudina Ciko dhe Elvira Gurra.

Sopranoja Ardita Meni, baritoni Antonio Zefi dhe tenori Gerald Murrja,  Rudina Ciko,  Laura Kushta dhe Elvira Gurra, në piano, Alba Meta në violinë, koncertmaestrat Miron Peku, Ilir Kodhima, Fatmira Keta ishin artistët që ekzekutuan pjesët e zgjedhura në këtë ngjarje koncertore.

Studentët e Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET u prezantuan me Orkestrën  “UET Camerata & Brass ensemble”, Grupin vokal   “UET Voices” dhe solistët e “UET Balet”.

Ky koncert, edhe si një ogur i mirë për talentet e rinj në fushën e muzikës dhe të baletit, është një nga ngjarjet më të rëndësishme për jetën kulturore të qytetit që shënon edhe epokën post-covidiane.

“Ajo përvojë ndryshoi gjithçka, madje edhe perceptimin tonë për mënyrën se si do të duhet ta ndërtonim e përjetonim të nesërmen”, do të shprehej mjeshtri Zhani Ciko, në hapje të koncertit “Chopin&Friends”. Mbi këto motive, lindi edhe Frymëzimi Koreografik “Jeta rinore në ditët e pandemisë”, e ndërtuar mbi veprën “Trishtimi” etyd nr. 3  nga Frédéric Chopin, përpunuar për orkestër  harkore, me koreografi të pedagoges Adela Muçollari, soliste dhe prima balerinës së TKOB dhe solistët e baletit,  Sabina Maklekaj dhe Anxhelo Muçollari.

Ky koncert ishte edhe një formë reflektimi mbi zhvillimet aktuale në botë. Pjesa e dytë e programit ishte një theks  mbi Ukrainën.

Titulluar  “Homazhe në respekt të atyre që i kanë lënë gjurmë kësaj bote dhe të ardhmes së saj”, pjesa e dytë nisi me himnin “Shkatërrimi i Ukrainës”, me muzikës të Mihail Verbytsky dhe tekst të  Pavllo Cherbynskyi-t.

Mbrëmja nuk kaloi pa një dedikim kompozitorit të madh shqiptar, Çesk Zadeja me pjesën “Urim në 85 vjetor, Profesor”,  ku u përkujtuan krijimet e tij me  “Monologu i Albanit & Humoreska” nga baleti “Delina”.

Si metropoli europian i rinisë, emërtim që Tirana e gëzon për këtë vit dhe me aspiratat prej tri dekadash të shqiptarëve për integrimin në Bashkimin Europian, ky koncert pati një pjesë të titulluar “Intermexo me qytetarin e Europës”, ku u ekzekutua  “Variacione për katër duar mbi një temë nga Thomas Moor”, e Frederic Chopin, nga duoja në piano Rudina Ciko dhe Laura Kushta.

Mbrëmja u mbyll me nota magjike, nën interpretimin e sopranos së mirënjohur dhe pedagoges së kantos në UET, Mariana Leka. Si një rrugëtim në dy kohë, sopranoja interpetoi një melodi të vjetër nga libri “Këngët e Studentit”, botim i vitit 1788, ndërsa në himnin e rinisë studentore “Gaedamus Igitur” iu bashkuan  studentët e saj nga “UET Voice”, por edhe publiku i cili u përfshi në këtë atmosferë të gëzueshme, ku arti e gjen gjithnjë rrugën për të triumfuar dhe trashëgimia e tij kalon ndër breza, ku të rinjtë patën një mundësi të artë të ngjiten në skenë, në krah të emrave të mëdhenj e të hedhin bazat për të ardhmen artistike./Liberale.al 

 

Next Post
Dhjetë blofet elektorale të PD dhe faktet për arsimin parauniversitar

Inteligjenca artificiale për të rinjtë tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com