• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjerimi i gazetarisë italiane

by Carlo Bollino
09/08/2019 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Çfarë trishtimi të shkakton gazetaria italiane jashtë vendit. Çdo herë që një ekip televiziv zbarkon në Shqipëri, nuk arrin të tregojë tjetër gjë veç atyre që dihen. Ndoshta kjo vjen nga koha e paktë që kanë në dispozicion kolegët, të cilët dërgohen këtu, me urdhërin që të mbarojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me koston më të ulët të mundshme, apo ndoshta është më e thjeshtë t’u tregosh italianëve atë, çka ata presin që më parë të dëgjojnë dhe jo diçka të re, të cilën ndoshta nuk do ta kuptonin. Por rezultati është gati gjithnjë i përafërt, konfuz dhe tmerrësisht konformist. Ndoqa në Raiplay episodin e “Narcotica”-s, një investigim i prodhuar nga RaiTre, që i kushtohej pjesërisht rolit të Shqipërisë në rrjetet e narkotrafikut. E zbulova rastësisht, pasi një fragment të këtij investigimi u përdor, si zakonisht, nga ndonjë parti politike shqiptare për të gjetur në të konfirmim për tezat e veta: “E thotë televizioni italian, pra është e vërtetë”, ky është arsyetimi. Ndoshta dikur ishte kështu, por prej vitesh tashmë nuk është më.

Shqipëria që tregohet tek “Narcotica” është e shëmtuar, e pisët dhe e keqe, pikërisht ashtu sikurse e pret që të jetë kultura sovraniste, e cila tashmë mbretëron në Itali. Dhe, për të mbërritur me çdo kusht në këtë mesazh, rrëfimi ndjek rrugën e rrezikshme të mozaikut, që ndërtohet në mënyrë fatale me copa, që nuk kanë asnjë lidhje me njera-tjetrën, të kapura rastësisht nga 27 vjetëve të historisë së vendit dhe të vendosura aty, në ballë të ekranit, për të kompozuar një skenë, e cila shitet sikur të ishte e vërtetë dhe aktuale. Episode të kronikës të para 20 vjetëve vendosen në krah të fakteve të kronikës të ndodhura dje dhe duket sikur të fundit janë pasoja të të parave, ndërkohë që në mes kanë një shekull.

Një polic shqiptar i vrarë gjatë një operacioni antidrogë në Lazarat përmendet shkarazi dhe vetëm për t’i dhënë hapësirë versionit të ngjarjeve, që ofrohet nga familjarët e vrasësve të tij. E nuk kuptohet më se kush është i miri e kush i keqi. Pastaj vijnë pamjet e protestave në sheshe dhe duket sikur Shqipëria është në flakë kundër narkotrafikut dhe nuk thuhet që, në të vërtetë, ato janë skena mitingjesh të një partie, e cila, kur ishte në pushtet, nuk e luftoi asnjëherë narkotrafikun. Përkundrazi. Pastaj vjen fluturimi nga Shqipëria në Kolumbi, në tokën e narcos-ve sikur te ishin edhe ata shqiptare e më pas në Kalabri, për të intervistuar një prokuror, i cili nuk flet fare për ‘ndrangheta-n, për të cilën di mirë gjithshka, por për Shqipërinë dhe qeverinë holandeze dhe shikuesi pyet veten se çfarë hyn kjo këtu dhe çfarë di ai. Për të përfunduar më pas në malet shqiptare, duke treguar histori rrënqethëse të Kanunit, kodit antik zakonor, i cili edhe sot detyron burra e fëmijë te jetojnë në izolim total për të shmangur gjakmarrje shekullore. Ndoshta kjo është pjesa më e bukur e të gjithë reportazhit, dhe më e vërteta, por, pavarësisht se është prekëse, ajo mbetet një copë jashtë vendit të vet në mozaik, pasi Kanuni nuk ka të bëjë fare me narkotrafikun dhe gjëja më e rëndë është se në reportazh harrojnë ta thonë këtë.

Rezultati është që Shqipëria e përshkruar nga “Narcotica” në RaiTre është një lëmsh vendesh të njohura dhe të vërtetash të cunguara, që nuk përbëjnë histori, nuk janë reportazh, nuk janë kronikë dhe nuk janë as investigim. Është vetëm ajo çka është gjetur në pak ditë e është zbukuruar. Gazetaria italiane që zbarkon në Shqipëri ta shpif, pasi prej vitesh tregon gjithnjë të njejtat gjëra: ose një vend të dhunshëm e kriminal, ose një ishull të lumtur, ku mund të bësh pushimet duke ngrënë peshk me 4 euro. Dhe askush nuk merr mundimin të kuptojë dhe të tregojë thjesht realitetin. (Shqiptarja)/ l.m

Next Post
“Gati t’i vënë flakën Shqipërisë për karrigen dhe byth*n e tyre, ngrohje të mbarë në diell”

“Gati t’i vënë flakën Shqipërisë për karrigen dhe byth*n e tyre, ngrohje të mbarë në diell”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In