• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mjerim, 100-vjeçares i hiqet energjia, prej 2 muajsh pa bukë e ujë

by A R
21/10/2015 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barbulle Pepa pas 100 vitesh është harruar nga të gjithë, të afërmit, miqtë, por mbi të gjitha edhe nga shteti, që pak ditë më parë i ndërpreu furnizimin me energji elektrike për shkak se nuk kishte shlyer detyrimet.

E moshuara, që duhet të gëzonte respekt për 100 vitet që ka mbi supe dhe kontributin që ka dhënë shprehet se të ardhurat e vetme që ka janë 7 mijë Lekë pension dhe nuk ka mundësi që të paguajë energjinë.

Ajo jeton e vetme në kushte ekstreme ekonomike në një dhomë, e cila vetëm emrin ka të tillë pasi nuk ka asnjë kusht që aty të mund të jetojnë njerëz. Kjo banesë e cila më shumë i përafrohet një stalle bagëtish ndodhet në Fang të Mirditës shumë pranë Rrugës së Kombit.

Të vetmit që i bëjnë shoqëri të moshuarës janë macja dhe dy bagëti të imta, pasi vajza e vetme që ajo ka është e martuar dhe jeton në Tiranë.

Shteti është kujtuar për këtë grua vetëm për t’i ndërprerë energjinë elektrike, e cila mungon në këtë banesë prej mëse dy muajsh.

Mes lotësh në sy e moshuara tregon se në shumë raste i ka munguar edhe buka e gojës për ditë të tëra, ndërsa të vetmit që janë kujdesur për ta kanë qenë fqinjët. Ajo apelon për ndihmë, pasi në këto kushte e ka të pamundur që të jetojë.

Ky është realiteti i hidhur i kësaj të moshuare e cila sot po vuan për bukën e gojës… Apeli i saj për ndihmë i drejtohet çdo kujt.

197443 197444 197445 197446 197447 197448 197449

Next Post

Elisa pa turp (Foto +18)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com