• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeku: Vaksina anti-COVID s’të mbron nga gripi, 3 javët e ardhshme do ketë rritje infektimesh

by
18/01/2022 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët e qendrave shëndetësore po përballen me fluks pacientësh në një kohë që në qarkullim është gripi dhe varianti më i ri i COVID, Omicron i cili ka sjellë dhe një rritje të të infektuarve. Mjeku pneumolog në Spitalin Amerikan Ardian Jorgji i ftuar në “Abc Live” ka deklaruar se vaksina kundër COVID nuk të mbron nga gripi.

“Këtë vit gripi jep kontribut për keq në të gjithë botën sepse vaksinimi ndaj gripit ka qenë më i pakët. Nga ana shkencore nuk është e provuar të thuash se bën vaksinën e COVID dhe je i mbrojtur dhe nga gripi. Rastet me COVID janë shtuar. Sa i përket numrit të rasteve të shtruar në spital në vendin tonë ka dhe një karakteristike tjetër. Ka plot njerëz që zgjedhin të trajtohen në shtëpi. Këtë numër s’mund ta neglizhojmë.  Në rastet e rënda nuk mjafton vetëm terapia, duhet edhe mjeku në kokë. Në ditët e para rekomandoj vetëm vitamino-terapi. Në ditët e para asgjë tjetër përveç vitamino-terapisë”, tha Jorgji.

Sipas mjekut do të ketë rritje infektimesh edhe 3 javët e ardhshme. Mjeku tha se në këto kushte vaksinimi është shumë i nevojshëm.

“Unë e shikoj problemin edhe për 2-3 javët e ardhshme. Do ketë infektime. Prandaj insistoj që kujdesja të jetë edhe më e lartë, prandaj duhet të shikojmë edhe veten tonë jo vetëm fëmijët. Deri  tani Omicron ka treguar një sjellje jo te keqe. Atëherë përse duhet të vazhdojmë të ndjekim virusin. Ti japim kohë dhe komitetit Shkencor i cili ka treguar se sa i përket Omicron ende ka nevojë për pjesën e vaksinimit. Komuniteti Shkencor do mendojë të tjera rrugë”.

Personat që e kalojnë më rëndë COVID sipas mjekut kanë mbrojtje më të madhe.

“Deri tani unë dhe vetë i përditësoj të dhënat dhe njohurisë dhe deri tani pretendimi i komitetin shkencor është se të vuajturit e pakët apo infektimi i pakët s’të lë dhe një mbrojtje kaq të madhe. Është vënë re se ata që e kanë kaluar më rëndë COVID, mbrojtja e tyre ka qëndruar shumë më gjatë dhe kjo bisedë po bëhet tani edhe për Omicron. Nuk është tamam kështu shkencërisht është shpejt për të gjykuar. Të kaluarit kaq vakët s’të lë me doemos një mbrojtje të sigurtë”, u shpreh ai.

I pyetur në 2022 do jetë fundi i pandemisë, mjeku Jorgji hezitoi të japë një përgjigje.

“Këtë s’do guxoja ta thoja për shumë arsye. Nuk e kam thënë as më parë. I mbështetur në të dhëna shkencore s’mund ta thuash në asnjë mënyrë diçka të tillë”.

Përhapja me shpejtësi e “Omicron” nuk po kursen as më të vegjlit.  Vizitat në raport me muajin dhjetor janë dyfishuar ndërsa të prekur me COVID po rezultojnë nga foshnjat deri tek moshat shkollore.

/b.h

Next Post
Do martohet me shqiptar apo italian? Mbesa e Nishanit flet për mashkullin që do i rrëmbejë zemrën: Gënjej nëse them… S’më përputhet kultura!

Do martohet me shqiptar apo italian? Mbesa e Nishanit flet për mashkullin që do i rrëmbejë zemrën: Gënjej nëse them… S’më përputhet kultura!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In