• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeku Tritan Kalo tregon shenjat që ngatërrohen mes gripit dhe Covid-19: Këshilla e fortë për qytetarët

by Java News
03/10/2021 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se tashmë  gradualisht po hyjmë në stinën e infeksioneve respiratore, shumica e të cilëve ngjasojnë me Covid.

Lidhur me këtë situatë Kalo ka bërë disa shpjegime si të mos i ngatërrojmë sëmundjet respiratorë me koronavirusin, ndërkohë ka edhe një lutje që të mos teprohet në përdorimin e antibakterialeve/ antibiotikëve.

Kalo shkruan se shenjat klinike si dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj, janë pothuajse të njëjta si për gripin stinor, ashtu dhe për Covid.

Kalo shkruan se nuk duhet të na zërë paniku në rast se kemi shenja të ngjashme pasi jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, në muajt në vijim është një infeksion i shkaktuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19.

Ai i fton qytetarët, që përveç respektimit të masave të distancës dhe higjienës, të vaksinohen, pasi sipas tij është rruga e vetme për parandalimin e infektimit.

Postimi i Kalos:

Kohë kovidiane….3.10.2021….Gradualisht kemi hyrë në Stinën e Infeksioneve Respiratore të shumta dhe të shpeshta, nga kataret e vijave të sipërme të frymëmarjes (faringite, laringite , trakeite) deri në prekjet e vijave të poshtëme të frymëmarjes (bronkite, bronkopneumoni e pneumoni)…..Tonsilat/ bajamet si “vija e parë” e përballjes me shkaktarët e këtyre infeksioneve, acarohen e infektohen edhe ato shumë shpesh….

Në shumicën e tyre këto infeksione janë të natyrës virale dhe shumë më pak të natyrës bakteriale, ÇKA nuk e justifikon aspak dhënien vënd e pa vënd të Antibakterialëve/Antibiotikëve në këta të sëmurë të çdo moshe qofshin ata….

Shënjat klinike si: dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj. vërehen në shumicën e tyre, çka shpesh ato konfondohen me infeksionin nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

GRIPI stinor edhe ai është pas dere, ndaj KUJDES miq, kolegë, dashamirës e bashkëkombas të MOS PANIKOHEMI sepse jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtëme të frymëmarjes, në muajt në vijim është një infeksion i shkaktuar nga virusi i “flamës mbarëbotërore” Sars-Cov2/Covid-19….VETNDËRGJEGJËSIMI është kyçi në përballjen me infeksionet e mësipërme. Vera dhe dëshira për të përftuar nga gjithshka që ofron kjo stinë, bëri që vetëndërgjegjësimi ynë të nënvlerësohej, por Vjeshta duhet të na e rizgjoj e përshkallëzoj vetëndërgjgjësimin për mundësitë tona në lidhje me parandalimin ose uljen e rrezikut të infektimit prej virozave stinore……

MASAT e kurdokohëshme në parandalimin ose uljen e shpeshtësisë së këtyre infeksioneve MHD (Maskë e përdorur në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara; Higjenë sa më e mirë personale e të mjediseve publike; Distancim fizik kur dhe kurdo që është e mundëshme)….VAKSINIMI luan edhe ai një rol të rëndësishëm si në përballjen me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19 po ashtu edhe ndaj Gripit stinor, sidomos në grupet e riskut: ekstremet e moshave, në diabetikët, në të sëmurët me sëmundje kronike kardiake, renale, hepatike, shtatzënat, etj….

MOS HEZITONI të vaksinoheni ndaj dhe mos u bëni pre e mëndjeçoroditurve…..JETA e çdo shqiptari është e paçmimtë për vetë atë, për familjen, për shoqërinë tonë dhe të gjithë Shqiptarinë….Të gjitha këto masa të konbinuara të respektuara së bashku, do t’a bëjnë të mundshme që edhe KOHËSHTRIRJA e pandemisë së Sars—Cov2/Covid-19, të mos i tejkaloj ato të pandemive të ngjashme me të, dhe që BALLAKUMET e Elbasanit të ditës së Verës, të mundet t’i shijojmë me pandeminë e strehuar në “strehëzën e rasteve sporadike”, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash me viruset e pandemive të tjera…. Together forever!!!/m.j

Next Post
“Ta kapim atë përbindësh”/ Burri vret 18-vjeçaren shqiptare, i plagos edhe të atin

“Ta kapim atë përbindësh”/ Ekzekutoi 19 vjeçaren dhe i plagosi të atin, thirrje për protesta. Bashkohet dhe modelja Cunmulaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In