• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo: Kujdes, koronavirusi ‘gjallon’ ende mes nesh, nuk fitojmë dot lehtë!

by Java News
22/06/2020 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, jep një mesazh të rëndësishëm për qytetarët, teksa thekson se koronavirusi “gjallon” ende mes nesh.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, mjeku i njohur tregon ditën e tij të ngjeshur, që nis herët në mëngjes me hyrjen në oborrin e QSUT, e deri te largimi nga spitali.

Mes të tjerash, ai thekson se kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve duhet të vazhdojë, pasi kështu mund t’ia dalim mbanë me këtë sfidë jo lehtë për t’u fituar!!!

Mesazhi i plotë i Kalos:

KOHË KOVIDIANE….SENSIBILIZIMI ynë, vetëndërgjegjësimi, kujdesi për veten dhe të tjerët rreth nesh këto ditë e fundit kanë filluar të harohen e nënvlerësohen për shumë e shumë prej jush….MOS haroni se Sars-Cov2/Covid-19 “gjallon” ende mes nesh….22.06.2020…Dita e Ekuinoksit Pranveror…Dita dhe nata ndajnë 24 orët në mënyrë të barabartë mes tyre….Duke filluar nga nesër DITA, shpresa, optimizmi i NATYRËS por edhe i yni si SHOQËRI fillon drojtazi por e sigurtë, të përftojë në kohë perkundrejt NATËS, ndrydhëses emocionale e kohëbjerrëse…..DITA e sotme për mua rrolli në të njëjtën rutinë sikundër kanë rrjedhur ditët prej shumë e shumë muajsh….

Hy herët në mëngjes në oborrin e QSUT-së dhe kaloj para kësaj pankarte inkurajuese dhe mirënjohëse për një EKIP të tërë Mantelbardhësh, Infermjeresh, Imazheristësh, Farmacistesh, Administratores dhe Koordinatoresh, Sanitaresh, Barrelistësh, Shoferësh, Punonjës Rendi në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, ndërkohë që mbrij në zyrën time të ndodhur në mes të pavjonit të parë…..Infermjeret tona janë aty të pa përtuara për të ndihmuar të sëmurët në çdo sekondë…..

Vijon më pas vizita e të sëmurëve i mbrotjur me pajisjet personale….Në fund të kësaj ditë-pune vjen largimi për në shtëpi, DHE unë lë pas vetes degëzat e ullinjve në oborrin e spitalit, të mbushura këtë vit me frutet e shpresës, për mbarimin në një ditë jo shumë të largët të kësaj SFIDE jo të lehtë për të gjithë, sfidës me sëmundje-shkaktuesin e jetë-marrësin Sars-Cov2/Covid-19….Ju rikujtoj se KUJDESI i vazhdueshëm ndaj vetes dhe të tjerëve KURRË nuk duhet nënvlerësuar…..Së bashku do ja dalim mbanë përballjes me këtë sfidë jo lehtë për t’u fituar!!!

Next Post
Risia e garancisë së dytë sovrane/ Nëse biznesi nuk shlyen kredinë, Financat do kthehen

Risia e garancisë së dytë sovrane/ Nëse biznesi nuk shlyen kredinë, Financat do kthehen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In