• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeku shqiptar: Studimet po tregojnë se Covid-19 është më i ngjitshëm, por jo me aq fuqi vrasëse

by Java News
11/08/2020 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë disa studimet që në javët e fundit po tregojnë se virusi SARS-CoV-2, burimi i pandemisë që shkakton sëmundjen COVID-19, po kryen disa mutacione që e bëjnë atë më agresiv për sa i përket infektimit por me një fuqi vrasëse më të ulët se në fillimet e tij .

Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, kjo është diçka e natyrshme dhe që pritej. “Si viruset e tjera, kur fillimisht përhapet në popullatë fillon e përshtatet, sepse po u bë shumë vrastar duke zhdukur bartësin, pra njeriun, si rrjedhojë do të vrasë edhe veten. Është logjikë e thjeshtë e ndjekur nga çdo virus. Ky proces ndodh në fazën e parë, më pas kur ngihen mbrojtjet natyrore ose përmes vaksinës viruset kanë tendencë të kryejnë mutacione, pra nuk ka asnjë lloj çudie, thjesht po presim këtë fazë”, thotë Alimehmeti për A2.

Më në detaj, mjeku tregon për një studim amerikan. “Studimi tregon se ka patur një mutacion me formatin e G-614, forma e re e virusit,  që bën që domeni që lidhet me receptorët qelizore është më i ekspozuar, diçka që e bën të rritet mundësia e transmetimit, por e bën edhe me të sulmueshëm nga antikorpet, duke dhënë simptoma më të lehta. Ky është studim amerikan në Los Alamos, një nga grupet me të mirë të virologjisë strukturore.

Lajmi i bujshëm sot erdhi nga Rusia, ku vetë presidenti Putin ka deklaruar se vendi i tij ka zhvilluar një vaksinë ndaj sëmundjes, dhe se një nga vajzat e tij e kishte injektuar.

Alimehmeti duket disi skeptik, por jo përjashtues, në këtë pikë. “Do të ishte lajm shumë i mirë po të ishte i vërtetë, por nuk ka asnjë provë të botuar deri më tani. Është e drejta e tyre të eksperimentojnë në mënyrë sekrete fazën e parë dhe të dytë klinike, por faza e tretë, ajo e efektivitetit klinik, duket sikur nuk është testuar. Fakti që vajza e dikujt ka bërë një vaksinë, nuk është bazë shkencore që ta bëjnë edhe të tjerët”, thotë ai. A2

Next Post
Renzi: Vaksinimi kundër COVID-19 duhet të jetë i detyrueshëm në Itali

Renzi: Vaksinimi kundër COVID-19 duhet të jetë i detyrueshëm në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rrëmbeu, e lidhi dhe e hodhi nga ura e autostradës: Zbulohen detajet tronditëse të vrasjes së 45-vjeçares italiane nga ish-partneri

E rrëmbeu, e lidhi dhe e hodhi nga ura e autostradës: Zbulohen detajet tronditëse të vrasjes së 45-vjeçares italiane nga ish-partneri

September 4, 2026
Sulmi i armatosur ndaj familjes Jashari në Kosovë, Prokuroria Speciale: “Legija” ishte urdhërdhënësi!

Sulmi i armatosur ndaj familjes Jashari në Kosovë, Prokuroria Speciale: “Legija” ishte urdhërdhënësi!

September 4, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

“Mesazh për të gjithë”- Përplasja e 2 biznesmenëve në Vlorë, reagon Rama: Do shpronësojmë për interes publik e turistik të gjithë zonën e konfliktit banal! (VIDEO)

September 4, 2026
Vatër e madhe zjarri edhe në Radostinë, flakët përfshijnë pyllin me pisha! Era i favorizon, rrezikohen dhe dy lokale

Vatër e madhe zjarri edhe në Radostinë, flakët përfshijnë pyllin me pisha! Era i favorizon, rrezikohen dhe dy lokale

September 4, 2026
Era nxjerr jashtë kontrollit zjarrin në Koshovicë, kërkohet ndërhyrje nga ajri! Pronarja e lokalit: Po na digjet mundi i një jete! (VIDEO)

Era nxjerr jashtë kontrollit zjarrin në Koshovicë, kërkohet ndërhyrje nga ajri! Pronarja e lokalit: Po na digjet mundi i një jete! (VIDEO)

September 4, 2026
Zjarri masiv në “Qafën e Koshovicës”, retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

Zjarri masiv në “Qafën e Koshovicës”, retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

September 4, 2026
“Skandaloze”/ Serbia “tërbohet” nga Juventusi, shkak urimi në shqip për Zhegrovën

Zhegrova një hap nga largimi, stërvitet i ndarë nga skuadra e Juventusit!

September 4, 2026
Sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës merr nën akuzë 35 persona! Mes tyre edhe i tmerrshmi “Legija”

Sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës merr nën akuzë 35 persona! Mes tyre edhe i tmerrshmi “Legija”

September 4, 2026
Ministri Gonxhja: Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, rikthim i një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore

Ministri Gonxhja: Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, rikthim i një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore

September 4, 2026
Rruga Elbasan-Rrogozhinë, kryeministri Rama: Vijon puna në të 6 fazat e para të projektit! Realizimi fizik ka arritur në 87%

Rruga Elbasan-Rrogozhinë, kryeministri Rama: Vijon puna në të 6 fazat e para të projektit! Realizimi fizik ka arritur në 87%

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com