• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mjeku nuk është kriminel për 50 mijë lekë”/ Brataj: Ju që ankoheni, pse jeni bërë pjesë e korrupsionit?

by Java News
12/07/2021 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku Skënder Brataj ka sqaruar deklaratën e bërë pak ditë më parë ku tha se mjekët nuk mund të quhen kriminelë sepse marrin 50 mijë lekë.

Brataj përmend rastet kur janë liruar me arrest shtëpie, individë që kanë kryer vepra të rënda, duke rrezikuar apo rëndë duke shkaktuar vdekjen e personave të tjerë, teksa kanë qenë në timon.

Në statusin e tij Brataj përmend edhe rastin e Jehon Breçanit, 19-vjeçarit që i këputi këmbën të resë në Tiranë, dhe më pas u la nga gjykata nën masën “arrest shtëpie”.

“Ju të gjithë, ju që ankoheni, pse jeni bërë pjesë e korrupsionit?  Pse keni paguar? Ku jeni drejtuar nëse ju kanë kërkuar lekë? Sa kallëzime ka?”, shkruan Brataj ndër të tjera.

Ai nënvizon se është kundër ryshfetit dhe legalizimit të tij por me shëndetësinë dhe mbrojtjen e jetës për të lehtësuar dhimbjet e të sëmurëve.

Reagimi i plotë

HERONJ APO KRIMINEL! Marrë shkas nga një intervistë e imja e tre ditëve më parë, ku gazetar apo media për pëlqime, përfitime apo për të denigruar si gjithmonë njerëzit e punës, i kanë shtrembëruar ose shkurtuar sipas dëshirës pjesë të kësaj interviste!

Pikërisht në datë 09.07.2021 disa prej tyre do të publikoheshin artikuj si: Brataj i revoltuar: “Mjeku s’mund të futet në burg për 50.000 lekë, as të shihet si kriminel”.

“Mjekut s’mund ti vihen prangat për 500.000 mijë lekë!

“Shfryhet Brataj, mjeku s’mund të futet në burg për 50.000 lekë, as të shihet si kriminel!”

“Habit shefi i urgjencës, Brataj: S’mund të arrestohet mjeku për 50.000 lek”.

Reflektime!

Shoqëri e sëmurë, shoqëri sipërfaqësore, shoqëri e qytetëruar, shoqëri e detyruar apo SHOQËRI E POLITIZUAR?  Mendoj pak nga të gjitha!

Dy muaj sapo kishte filluar pandemia, Shqipëria dhe pothuajse e gjithë bota mbushi ballkonet me duartrotikje dhe me lule për ata,”HERONJTË E HESHTUR”! Ata që ishin të parët që ishin të terrorizuar për jetën e tyre, ata që humbën jetët e tyre, ata që panë terror çdo ditë të pandemisë me humbjet e jetës së pacientëve në krahët e tyre!

Ata që ikën nga shtëpitë e tyre dhe morën me qera shtëpi të tjera për të mbrojtur familjarët e tyre, disa prej tyre u infektuan u sëmurën, humbën jetën dhe nuk i panë më fëmijët, gruan, burrin, prindërit apo miqtë dhe shokët! Ata që natën nuk fjetën asnjëherë, ata që ëndrrat i shikonin dhe vazhdojnë ti shohin vetëm me Covid, ata që edhe sot nuk janë mirë psikologjikisht, ata që nuk e harrojnë dot kurrë këtë vit:

NUK JANË KRIMINIEL!

Janë ata që ishin kokë ulur, të detyruar dhe të përkushtuar për të qëndruar në vijën e parë. Janë ata që kudo shkonin ju i linit radhën, janë ata që i falenderonit dhe i uronit “Zoti ja u shpërbleftë”.

SA SHPEJTË U BËMË KRIMINEL!

Mendoj se kjo shoqëri është e sëmurë sepse jeton me thashethemet e momentit, me memorjen e shkurtër. Shoqëri sipërfaqësore sepse nuk shikon përmbajtjen e problemit, por i mjafton një titull gazete dhe nga këto ka plot çdo ditë. Shoqëri e qytetëruar? Një shoqëri që kërkon fajtor, që tregon vetëm gishtin, kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit, ka shumë pikëpyetje!

Një shoqëri ku intelektuali ka frikë të shprehet sepse masa profilesh fallco do ta denigrojnë. Intelektual shqiptar, çfarë pret? Shoqëri ku pseudointelektualët me dy-tre diploma në xhep, ku vitet që kanë jetuar u dalin më pak se diplomat e tyre, të mësojnë shkencën dhe kulturën. Shoqëri ku analistët sipas ngjyrës që preferojnë të bëjnë biografinë, madje janë profesionist më të mirë se ty! Një shoqëri që kërkon vetëm ndëshkim, burg, burg, burg në këtë agoni 30 vjeçare ka shumë për të pritur!

Shumë njerëz kanë kaluar abetaren dhe kanë shkuar te këndimi, por pa arritur asnjëherë te edukata!

Komente nga e gjithë bota e internetit, shqiptarë me fjalor që të vjen turp ta thuash me mendje, jo më ta shkruash! Do më falni ju të tjerët, që nuk mendoni si këto kategori, por sot edhe unë do ti shkruaj disa nga këto komente të tyre:

Bastard, krimininel, kurvar, i degjeneruar, hajdut, pis, fëlliqësirë, i biri i kurvës! Ti do varur, ti do vrarë, ti do hequr zvarrë, ti do djegur, ti do lidhur me litar pas makinës!

Çfarë ju bëra? Nuk kam të drejtë të flas, të shpreh mendimin tim professional? Kë vrava për të merituar këto dënime? Sigurisht që lista nuk përfundon kurrë!

Fëmijët tuaj, nipërit tuaj, çfarë edukate do të marrin? Një përqindje shumë të madhe të të qenurit tuaj, jeni modeli i fëmijës, nipit dhe mbesës suaj! Prandaj kjo shoqëri do të pres!

Në media gjatë gjithë pandemisë e kam cituar se si në çdo fushë edhe në mjekësi ka pasur përfitues. Si mjek, infermier, farmacist apo personel tjetër, këto janë fenomene të kësaj shoqërie të sëmurë që përmenda më lart.

Njerëz të indinjuar pa masë tre ditë më parë !!!PSE?

Sepse ti Dr. Skënderi the që jam me mjekët! Ti the mos arrestoni mjekët pa prova! Mos denigroni mjekët dhe pastaj i nxirni nga burgu të pafajshëm! Ata janë mjek, janë prindër, janë bashkëshortë/e, janë gjyshër, janë shok, janë miq, ata janë NJERËZ si ju! Ti the që një person që vret katër veta me makinë në rrugë doli në arrest shtëpie, ti the që një person që i preu këmbën me makinë një 18 vjeçareje në trotuar doli me arrest shtëpie, (normal që askush nga këta nuk ka paguar!) Ku jeni ju të indinjuar nga padrejtësitë?

Ti the që si ka mundësi që për 50.000 lekë arrestohet mjeku dhe këta dalin me arrest shtëpie!

Ti the: unë Dr.Skënder Brataj NUK JAM ME RYSHFETIN!

Ti the: nuk jam për legalizimin e ryshfetit, nuk jam për detyrimin e asnjë pagese.

Ti the: Po, unë Dr. Skënder Brataj jam me mjekët! Jam me shëndetësinë, jam për mbrojtjen e jetës, jam për të lehtësuar dhimbjen e të sëmurëve. Jam për të thënë, boll e masakruat shëndetësinë!

Çfarë the ti, ju që as më njihni, as më keni parë dhe as nuk e dini kush jam dhe pse jam kthyer në Shqipëri pas 25 vitesh?

Ti qytetar që lexon një titull gazete dhe më ofendon pa pikën e edukatës!

Ti emigrant që ke ikur kur të hoqën ofiqet e pushtetit dhe kërkon që luftën politike ta bësh nga atje ku shpenzon lekët e vjedhura!

Ti emigrant që më shikon me ngjyrën e simpatisë politike, por nuk e njeh fare realitetin shqiptarë.

Ti profesionist i indinjuar, që mendon se Shqipëria nuk ecën përpara se unë jam me mjekët shqiptarë.

Ti pseudopatriot që nuk ke kontribuar asnjë ditë për vendin tënd më bën moral për atdheun!

Ti analist që paguhesh për të më baltosur, të paktën mos dëmto, mir që nuk punon!

Ti politikan që më shikon si armik sepse Urgjenca funksionon, por kur kishe nevojë e çave telefonin tim!

Ti koleg që kërkon ryshfet, mos guxo. Ti nuk na përfaqëson ne, ti nuk je si ne të tjerët, ti je futur aty për të përfituar, jo për të shëruar pacientët! Ti nuk je bluzë e bardhë!

Ti i pa edukuar, i pa kulturuar nuk shkruhen ata fjalë të ndyra!

Ti që zgjedh fotografinë time dhe e vendos ku dhe kur të do qejfi, aty ku jeton, nuk do të guxoje kurrë!

Ti që e do shumë Shqipërinë, që tu dogj shpirti për të, luaj vendit dhe hajde kontribuo me aq sa mundesh pë të!

Nuk të lejoj të më ofendosh, nuk të lejoj të më prekësh familjen, nuk të lejoj të më prekësh pastërtinë, nuk të lejoj të më prekësh mjekët, infermierët, personelin mjekësor. Nuk të lejoj sepse në këtë moment ata i ke atje në vijën e parë, i ke në trauma, urgjencë, sallat e operacionit, në diellin përvëlues duke vaksinuar. Ata i paguajnë taksat si ty! Ti po shtrihesh plazheve duke bërë komente me pa edukatën tënde!

Edhe ti, ju, do të vini në duart e tyre, lerini të punojnë të qetë, lerini të shpëtojnë jetët tuaja dhe familjarëve.

Ju të gjithë, ju që ankoheni, pse jeni bërë pjesë e korrupsionit?  Pse keni paguar? Ku jeni drejtuar nëse ju kanë kërkuar lekë? Sa kallëzime ka?

Sigurisht që familjari juaj duhet të kalojë para të tjerëve, sigurisht që duhet ti bëjë vizitat dhe analizat para të tjerëve, sepse ju paguani! Të gjithë e kanë fajin, ti, ju, jo nuk keni faje, sepse paguani! Ju nuk bëni korrupsion! Ju komentet këtu, me dhe pa fytyrë mund ti bëni, ju mund ti përgjithësoni mjekët si KRIMINEL!

Jo, ne nuk jemi kriminel, por jemi MJEK, jemi personel mjekësor, jemi pjesa e shëndoshë e mjeksisë shqiptar që jemi për shëndetin tuaj! Nuk jemi as heronj as kriminel, jemi njerëz si ju!

Nuk më ulin entuziazmin komentet tuaja me apo pa qëllim, vazhdoni të bëni komente, disa media i lejojnë, ose ndoshta disa prej jush janë pronarë apo drejtues të tyre!

Ju që ju përfshiva këtu lart ju them se unë Dr.Skënder Brataj kam 6 vjet që kontribuoj për vendin tim! Unë jam për të kontribuar për SHQIPËRINË!

Bëje dhe ti me vepra, jo me llafe, jo me komente, jo me profile fallco! Dr.Skënder Brataj/m.j

Next Post
Armela Krasniqi merr detyrën e re në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive

Armela Krasniqi merr detyrën e re në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In