Debat mes mjekëve Skënder Brataj dhe Artan Konit lidhur me pandeminë e koronavirusit.
Mjeku Koni, i ftuar në emisionin “Open”, ka kërkuar që qeveria të tentojë të sigurojë dozat e vaksinave të Rusisë dhe Kinës.
Por Brataj ka ndërhyrë duke shtuar se ai si specialist nuk pranon që të injektohet me to pasi nuk i kanë kaluar të gjitha fazat e aprovimit, përfshirë edhe EMA-n.
Artan Koni: Rajoni përfshirë Turqinë, merr vaksinën ruse dhe kineze.
Skënder Brataj: Atëherë si shpjegohet që këto vende ka vaksinuar 2.8% të popullsisë së tyre. Rusia ka qenë e para. Unë nuk di asnjë gjë për vaksinën kineze dhe ruse. Unë si specialist nuk e bëj.
Artan Koni: Patjetër
Skënder Brataj: Dua të dhëna shkencore që i ka kaluar në të treja fazat.
Artan Koni: Keni të drejtë që Turqia dhe Serbia po ia fusin kot.
Skënder Brataj: Serbia është filo-ruse.
Artan Koni: Mjekësia turke është shumë më keq se ne dhe prandaj marrin dozat.
Skënder Brataj: Mos më vër në gojë fjalë që nuk i kam thënë.
g.kosovari